Shprehje motivuese nga femrat e suksesshme në botë - Business Magazine Albania

Shprehje motivuese nga femrat e suksesshme në botë


“Bëni më të mirën që mundeni në çdo detyrë, pavarësisht se sa e parëndësishme mund të duket. Askush nuk mëson më shumë për një problem sesa personi që është në fund.”Sandra Day O’Connor, gruaja e parë e emëruar në Gjykatën Supreme.

“Çdo ditë bëni një gjë që ju frikëson.”Eleanor Roosevelt, Zonja e Parë në Shtetet e Bashkuara.

“Akti më i guximshëm është të mendoni për veten me zë të lartë.”Coco Chanel, dizajnere për modën.

“Mos mbani njerëz në jetën tuaj që ju bëjnë të ndiheni keq dhe besojuni instikteve tuaja. Marrëdhëniet e mira ju bëjnë të ndiheni mirë. Ato nuk ju lëndojnë. Kjo nuk është vetëm për dikë me të cilin dëshironi të martoheni, por është për miqtë që zgjidhni. Ka lidhje me të gjithë njerëzit që rrethoheni”.Michelle Obama, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Lexoni: Ja çfarë sugjerojnë për sukses sipërmarrësit drejtues emisionesh televizivë

“Dua që vajzat e vogla të rriten duke ditur se mund të bëjnë gjithçka, madje edhe të luajnë futboll.”Jen Welter, trajnerja e parë femër e NFL-së.

“Ju mund t’i keni të gjitha. Vetëm se jo të gjitha në të njëjtën kohë.” Oprah Winfrey, personalitet televiziv.

“Kërkoni atë që dëshironi dhe jini të përgatitur ta merrni.”Maya Angelou

“Ende nuk kam dëgjuar një burrë që të kërkojë këshilla se si të kombinojë martesën dhe karrierën.”Gloria Steinem, gazetare dhe aktiviste sociale që lufton për të drejtat e grave.

“Nuk duhet që të humbasësh në ëndrra dhe të harrosh të jetosh.”JK Rowling, autore.

– “Askush nuk është bërë i varfër duke dhënë.” – Anne Frank

Lexoni: Si të bëhesh një sipërmarrës i suksesshëm?! Këshilla nga sipërmarrës shqiptarë

“Mësova të përpiqesha jo sepse kisha garanci për sukses, por sepse veprimi i përpjekjes është në vetvete e vetmja mënyrë për të mbajtur besimin në jetë.”Madeleine Albright, sekretarja e parë femër e Shtetit të SHBA.

“Jini më pak kurioz për njerëzit dhe më shumë kurioz për idetë.”Marie Curie, e para femër që ka marrë çmimin Nobel.

“Çdo person duhet ta jetojë jetën e vet si model për të tjerët.”Rosa Parks, aktiviste për të drejtat civile.

“Mos kini frikë të merrni vendime. Mos kini frikë të bëni gabime.”Carly Fiorina, CEO e parë e një kompanie Fortune 20.

“Çmimi i mosveprimit është shumë më i madh se kostoja e një gabimi.”Meg Whitman, femra e parë që ka drejtuar dy kompani publike të mëdha amerikane, eBay dhe HP.

Lexoni: Sipërmarrës shqiptarë nëpër botë

“Ju krijoni mundësi duke vepruar, jo duke u ankuar.”Muriel Siebert, anëtare e parë femër e bursës së New York.

“Nëse u bindeni të gjitha rregullave, ju humbisni të gjithë kënaqësinë.”Katherine Hepburn, aktore.

burimi: business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0