Sipërmarrës shqiptarë nëpër botë

Sipërmarrës shqiptarë nëpër botë


Kemi dëgjuar shumë për të rinj që duan t’i përkushtohen sipërmarrjes në vend. Por jo të paktë janë edhe ato shqiptarë që ëndrrën për të patur një biznes kanë vendosur t’a bëjnë realitet jashtë kufinjve.
Ju sjellim në vëmendje disa prej tyre:
Gëzim Gashi, ka ëndërruar gjithmonë të jetë sipërmarrës dhe në fakt i’a ka dalë. Ai është shqiptari, i cili njihet në Suedi për “Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI). Kompania e tij “By Gezim Gashi” në partneritet me Oaks Christian School themeluan Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI), i cili hapet në Gusht të vitit 2019. Kjo sipërmarrje e tij do të përfshijë degë studimi si songwriting, music production, film, marketing, menaxhim, markë, art vizual, teatër, vetëm për studentë të shkollave të mesme.
Lexo:Shqiptari Gëzim Gashi me pasion dhe punë hap një shkollë arti në Amerikë

Sot kushdo paraqitet në zyrën e tij në Romë, edhe përmes fjalëve të mira të shpërndara tek klientët, por edhe sepse ka ngritur një kompani që njihet në mbarë Italinë, me punë të realizuara në qytete të ndryshme. Bëhet fjalë për shqiptarin Arben Shpata. Kompania e tij ka 10 vite në treg, 20 punëtorë, nga të cilët 3 arkitektë. Edilizia Moderna merret me rikonstruksionin e objekteve të rëndësishmë në Itali, përfshirë edhe struktura publike.
Lexo:Arben Shpata, shqiptari që po ristrukturon objektet publike në Itali

Merita Pinta, ka zgjedhur biznesin e saj t’a zhvillojë jashtë, në Zvicër. Merita synon të arrijë të bëhet femra më e suksesshme shqiptare në Zvicër.  Biznesi i saj konsiston në një qendër  për personat e moshuar, e cila mban emrin “Prima Pflege”. Ajo sot vlerësohet, jo vetëm nga shqiptarët në këtë shtet europian, por edhe nga vetë zviceranët.
Lexo:Merita Pinta, shqiptarja që po shkëlqen në Zvicër me biznesin e saj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0