Merita Pinta, shqiptarja që po shkëlqen në Zvicër me biznesin e saj - Business Magazine Albania

Merita Pinta, shqiptarja që po shkëlqen në Zvicër me biznesin e saj


Vetëm një jetë e mundimshme, si duket të bën që të kujtosh se si jetojnë të tjerët dhe në çdo kohë që mundesh të jesh pranë tyre dhe t’i ndihmosh.

E tillë duket të jetë Merita Pinta, vajza nga Ferizaj, e cila u detyrua ta braktiste Kosovën në moshë të re, atëherë kur shqiptarët në Kosovë mezi po ia dilnin.

Shpëtimin e gjeti tek Zvicra, njëri prej vendeve më joshës, por edhe vendi ku shqiptarët më së shumti ia kanë dalë mbanë. Ndjesia për solidaritetin e shqiptarëve të asaj kohe do të mishërohej në shpirtin e saj për të ndihmuar të tjerët. Ajo i hyri edukimit dhe ngritjes profesionale. Duke shkuar më tej, ajo do të niste një biznes të rrallë në Zvicër, një institucion për përkujdesjen e pleqve. Ky biznes do t’i sillte shumë fat familjes së saj dhe vetë Meritës, siç është edhe natyra e kësaj pune, fisnike dhe njerëzore.

Merita do të arrijë të bëhet femra më e sukseshme shqiptare në Zvicër. Ajo sot vlerësohet, jo vetëm nga shqiptarët në këtë shtet europian, por edhe nga vetë zviceranët.

E zgjuar, e kujdesshme dhe tejet e ndjeshme, këto tipare e bëjnë të dashur e të respektuar nga të gjithë, miq e dashamirës, por edhe nga nevojtarë krejtësisht të panjohur.

Merita Pinta institucionin për përkujdesin e personave të moshuar “Prima Pflege” e ka hapur në Teherfelden, në kantonin Argau.

burimi: shqiptari.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0