8 mënyra se si të bëni para ndërsa flini - Business Magazine Albania

8 mënyra se si të bëni para ndërsa flini

Jo të gjithë dinë të menaxhojnë paratë


Kjo është një mënyrë shumë herë më e mirë se sa të qëndroni zgjuar dhe të shqetësoheni sesi të bëni para.

E mbani mend që dikur njerëzit shqetësoheshin dhe ishin shumë të kujdesshëm se mos futeshin në borxhe pasi interesat ishin shumë të larta dhe nuk kishe se si t’i shlyeje? Epo kjo nuk ndodh më, pasi në kohët e sotme ne jetojmë në epokën e internetit dhe nuk është shumë e vështirë për të bëra disa para ekstra.

Lexoni: 3 Arsyet pse mbetemi pa para

  • Filloni një blog

Ndoshta mënyra më e popullarizuar për të fituar të ardhura pasive është duke hapur blogun tuaj. Ju duhen vetëm disa minuta për ta hapur dhe kushton lirë për të filluar – mjafton vetëm blerja e domain-it tuaj dhe të paguani për hostin.

Pas kësaj, filloni të krijoni përmbajtje të mirë që njerëzit të jenë të interesuar në leximin ose ndarjen e saj. Për shembull, nëse jeni një kontabilist që ka ndihmuar pronarët e bizneseve të vogla me taksat e tyre, atëherë ky mund të jetë blogu yt. Sigurohuni që temat për të cilat shkruani janë të njohura.

Sapo të keni fituar persona që ju ndjekin, mund të filloni të bëni para nga blogu juaj duke gjetur sponsorë për faqen tuaj apo duke shitur edhe reklama.

  • Zhvilloni dhe shisni produktet bazuar në ekspertizën tuaj

Nëse ke njohuri në një fushë të caktuar, atëherë mund të fillosh të krijosh produkte, të tilla si eBooks ose video dhe t’i shisni në blogun tuaj. Mund të duhet shumë punë për të krijuar dhe për të tregtuar produktet tuaja, por sapo të përfundojë puna, mund të riktheheni dhe të mblidhni të ardhurat.

  • Fitoni honorare

Nëse jeni muzikant, aktor ose autor i talentuar, atëherë ju mund të fitoni honorare nga puna juaj. Me fjalë të tjera, njerëzit do t’ju paguajnë për të përdorur punën tuaj ose pasuritë krijuese. Nëse jeni në fazat e hershme të një karriere krijuese, mund të shikoni gjithashtu edhe Royalty Exchange, një treg ku mund të blini dhe të shisni honoraret.

Lexoni: Kush bën para në industrinë e startup-eve?

  • Krijoni një komunitet anëtarësimi

Nëse e provoni veten që jeni një figurë me autoritet, atëherë mund të krijoni një komunitet anëtarësimi ku abonentët paguajnë një tarifë mujore për të marrë përmbajtje dhe informacione shtesë të kualitetit të lartë që nuk janë në dispozicion për jo anëtarët.

  • Shisni faqet e internetit

Nëse keni vënë kohë dhe përpjekje në ndërtimin e një faqe interneti dhe keni fituar shumë trafik, atëherë mund të jeni në gjendje ta shisni atë te një palë e interesuar duke e renditur në tregjet si Flippa.

  • Shisni produkte fizike

Ashtu si me një faqe blogu, ka disa mënyra për të fituar të ardhura pasive duke shitur produkte fizike. Ndoshta një nga mënyrat më të njohura është shitja e gjërave tuaja të vjetra në eBay. Por edhe nëse nuk keni asgjë për të shitur, mund të filloni dropshopping. Kjo është mënyra ku ju shisni produktet për një kompani në eBay ose Amazon dhe ata do të kujdesen për pjesën tjetër – përfshirë transportin.

Lexoni: Paratë

Ju gjithashtu mund të filloni dyqanin tuaj eCommerce duke përdorur një platformë si Shopify. Ata ju japin gjithçka që ju nevojitet për të shitur prodhimet online.

  • Investoni në aksione

Kur investoni në aksione, ju bëheni një aksioner. Kjo ju jep të drejtën për një pjesë të fitimeve të tyre. Investimi në stoqe ka qenë një mënyrë popullore për të fituar të ardhura pasive për vite me radhë dhe falë internetit është më e lehtë se kurrë për të studiuar dhe për të investuar. Mbani mend se rezervat që investoni mund të ndryshojnë gjatë gjithë fazave të ndryshme të jetës.

  • Lëshoni prona me qira

Në sajë të Airbnb, ju mund të lëshoni me qira shtëpinë tuaj gjatë pushimeve ose shtëpinë tuaj të pushimit kur nuk jeni duke e përdorur. Gjithashtu mund të lëshoni me qira garazhin tuaj, hapësirën e parkimit, ose hapësirën e zyrës së papërdorur. Është një fitim i mirë plotësues pa bërë asgjë përveç vendosjes së një reklame online.

Lexoni: Vendet ku nuk duhet t’i fshihni kurrë paratë tuaja

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0