Aeroporti i Kukësit, shpallet fituesi i koncesionit   - Business Magazine Albania

Aeroporti i Kukësit, shpallet fituesi i koncesionit  


Aeroportin e Kukësit ka tashmë një kontratë koncensionare të miratuar nga Qeveria Shqiptare. Koncesioni 35 vjeçar parashikon ndërtimet shtesë, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e aeroportit.

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku tha gjatë një konference për shtyp se zbatimi i këtij projekti do të ndikojë edhe në punësim në zonën e Kukësit.

Ministrja tha se, “Në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar nënshkrimin e kontratës së koncesionit për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit. Proçedura e ndjekur për realizmin e kësaj kontrate mbështetet në ligjin 125 për Partneritetet Publike Private. Proçedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k.”.

Sipas ministres, kontrata është negociuar dhe konsultuar me institucione të tjera para se të miratohej.

Lexo: Në disa aeroporte, robotët do të parkojnë mjetet për llogarinë tuaj

Miratimi i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Kukësit. Sipas Ballukut, ka interes për shfryëzimin e aeroportit nga të paktën pesë linja low cost dhe synohet që të kthehet në pikë referimi rajonale për lëvizjet veçanërisht për Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Disa të dhëna nga kontrata

Aeroporti pritet të vihet në punë brenda dy vitesh.

Vlera e e rehabilitimit është rreth 8 milionë euro.

Punësim fillestar për 220 persona.

Aeroporti në vëmendje të Wizz Air, Easy Jet, Rayan Air, Vueling, Pergasus.

300 mijë pasagjerë lëvizje në vit. |

Objektiv: të kthehet në pikë referimi për lëvizjet nacionale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0