Në disa aeroporte, robotët do të parkojnë mjetet për llogarinë tuaj - Business Magazine Albania

Në disa aeroporte, robotët do të parkojnë mjetet për llogarinë tuaj


Robotët  STAN do të parkojnë makinat në aeroportin e Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të këtij viti.

Nëse mendoni se jeni perfekt në parkim, Stan mund ta bëjë më mirë se ju. Roboti nuk ka nevojë për hapësirë dhe mund t’i parkojë makinat shumë afër njëra-tjetrës.

Stan, një robot i vogël, do të marrë automatikisht automjetin e do ta lëshojë atë në një hapësirë shumë të ngushtë, pa pasur nevojë t’i përdorë çelësat.

Roboti është produkt i Stanley Robotics. Kjo nuk është hera e parë për kompaninë e robotikës. Edhe nëse gjendeni në aeroportet si Dusseldorf, Paris apo Lion, do të asistoheni nga robotët që parkojnë automjetin tuaj.

Qëllimi kryesor për Stan është rritja e numrit të automjeteve që mund të parkohen në një zonë të caktuar.  Në Gatwick përmes robotit pretendohet të parkohen 270 mjete në të njëjtën hapësirë ku aktualisht parkohen 170 automjete.

Standard.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0