E ardhmja e punës: Top 5 opinione nga ekspertët në Davos - Business Magazine Albania

E ardhmja e punës: Top 5 opinione nga ekspertët në Davos


1. Është zgjuarsi të punësoni njerëz më të zgjuar se ju

Kjo është një nga këshillat më të mira nga Jack Ma, Kreu Ekzekutiv i Grupit Alibaba.

“Kur punësoj njerëz, unë punësoj persona që janë më të mençur se unë. Persona që katër, pesë vjet më vonë mund të jenë shefat e mi. Më pëlqejnë njerëzit që janë pozitivë dhe që nuk heqin dorë kurrë.”

Njerëzit më të mirë janë optimistë dhe nuk ankohen, thotë ai.

Ma vuri në dukje se mbijetoi në botën e korporatave për 20 vjet, sepse ai ishte një mësues në jetën e tij të mëparshme. “Ju gjithmonë dëshironi që nxënësit tuaj të jenë më të mirë se ju. Rregulli numër një: ndihmoni të tjerët të bëhen më të mirë se ju,” tha ai.

Lexoni: Udhëzuesi i Jack Ma për zhvillim dhe sukses

https://youtu.be/NLtet0YxPs0

2. E ardhmja e punës nuk duhet të mbështetet në modelet tradicionale të rekrutimit 

Drejtoresha e Përgjithshme e IBM, Ginni Rometty, thotë se automatizimi vazhdon të jetë afër hendekut të aftësive dhe frikës së pasigurisë në punë.

Rometty dëshiron të shohë zhvillimin e një modeli të ri të arsimit dhe karrierës: një kollare të re, jo kollare blu apo kollare të bardhë. Kjo do të thotë të investosh në zhvillimin e aftësive dhe të reagosh në kohë reale në aftësitë në ndryshim. Gjithashtu, do të thotë të hiqni dorë nga modelet tradicionale të rekrutimit të atyre me diploma 3-vjeçare apo më të avancuara.

Lexoni: E ardhmja e punës, jo më diplomat e universiteteve, por aftësitë e fituara

3. Rekrutimi i femrave në role teknike do t’i bëjë makineritë të mësojnë më me efikasitet

Bashkëthemeluesi i LinkedIn dhe zëvendës-presidenti i Produktit Allen Blue thekson se inteligjenca artificiale dhe machine learning po bëhen thelbësore për mënyrën se si është ndërtuar e gjithë teknologjia, kur merren parasysh telefonat, bankat dhe shumë produkte dhe aktivitete të tjera.

“Është e rëndësishme, ndërsa shkojmë përpara, që ne të hartojmë dhe ndërtojmë atë teknologji në mënyrën e duhur,” tha ai, duke reflektuar mbi paragjykimet që shumë algoritma kanë, sepse janë projektuar dhe krijuar nga meshkujt e bardhë.

“Ne mbështetemi gjithnjë e më shumë në machine learning për të na ndihmuar të bëjmë zgjedhje të mira. Femrat duhet të jenë aty në mënyrë që makineritë të bëjnë zgjedhje të mira.”

Blue argumenton se teknologjia mund të mbështesë pozitivisht fleksibilitetin në vendin e punës. Kjo mundëson të mësuarit online të bazuar në video, jo në kohë reale. Teknologji të caktuara gjithashtu u mundësojnë njerëzve të balancojnë jetën e tyre, duke punuar nga distanca.

4. Investimi në trajnimin e të rinjve dhe të papunëve

Ministrja e Punës në Francë, Muriel Pénicaud, përshkroi programin e ri-aftësimit, i cili përfshin dhënien prej 500 euro në vit të rinjve për të zgjedhur programin e tyre të trajnimit.

“Sot qasja në kapital është më e lehtë sesa qasja në aftësi,” tha ajo, duke vënë në dukje nevojën për veprim.

“Shumë nga qytetarët tanë mendojnë se janë viktima të globalizimit dhe të teknologjisë. Kur nuk jeni në vendin e makinerive, ndryshimi është gjithmonë kërcënim. Duhet të jeni në vendin e makinerive, duhet të jeni në gjendje të zgjidhni të ardhmen tuaj.”

5. Të mbijetuarit e sfidave të shëndetit mendor janë mirë për biznesin

Shëndeti mendor ishte në axhendën e Davos me një numër të madh diskutimesh mbi atë se si të prishim mentalitetin dhe të krijojmë më shumë vende pune suportuese. John Flint, Drejtori i Përgjithshëm i HSBC, vuri në dukje se të mbijetuarit e këtyre sfidave të shëndetit mendor janë një pasuri.

Lexoni: Historia e orës së lumtur: Brenda traditës popullore të pas punës

“Ata që kanë marrë veten nga kjo shpesh kanë një elasticitet dhe mprehtësi më të lartë se pjesa tjetër,” tha ai.

Flint dëshiron ta kthejë bankën në “sistemin më të shëndoshë njerëzor”. Ai e përshkroi këtë si një çështje të performancës.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0