Pse të punoni nga shtëpia nuk është në avantazhin tuaj? - Business Magazine Albania

Pse të punoni nga shtëpia nuk është në avantazhin tuaj?


Një studim i ri tregon se të punuarit nga shtëpia nuk ofron ndonjë potencial të madh për të fituar më shumë të ardhura.

Një studim i ri nga faqja e internetit për punët remote, Flex Jobs, renditi punët më të zakonshme që mund të bëhen në shtëpi, por ajo që u vë re është se këto punë nuk arrinin të nxirrnin të ardhura aq sa kur punohet nga zyra. BusinessMag në këtë artikull ju sjell tre arsyet pse ndodh kjo gjë.

Lexoni: 4 parashikime për të ardhmen e punës

1. Nuk keni kohë të mjaftueshme të merreni me menaxhimin

Nëse doni të bëni më shumë para, ju keni nevojë për menaxhim për të provuar vlerën tuaj. Është më e vështirë për menaxherët tuaj që të vlerësojnë ndikimin që ju keni kur nuk jeni përreth. Puna në zyrë ju jep mundësinë për të ndarë idetë tuaja, për të diskutuar arritjet tuaja dhe për të treguar aftësitë tuaja. Mendoni për veten si një biznes me një person, i cili duhet të jetë përgjegjës për “shitjen e vetes”. Kjo është shumë më e vështirë për ta bërë nga shtëpia juaj.

2. Rrjeti juaj nuk po rritet

Duke punuar nga shtëpia kufizoni mundësitë për të krijuar lidhje me njerëzit që mund të garantojnë ekspertizën tuaj. Në këtë mënyrë ju zvogëloni mundësitë që keni për të ndërtuar lidhje të forta me profesionistë që mund të ndihmojnë karrierën tuaj të rritet dhe nëse e humbni punën tuaj, ju mund të mos keni një rrjet të mjaftueshëm për t’ju ndihmuar të gjeni një punë tjetër.

3. Do të humbni mundësinë për të fituar aftësi të reja

Kur punoni nga shtëpia, nuk shihni ndryshimet që ndodhin brenda organizatës dhe si ato mund të ndikojnë në punësimin tuaj të ardhshëm. Më e rëndësishmja, ju humbisni mundësitë për të parë se ku mund të shtoni më shumë vlerë në kompani në mënyrë që të kërkoni më shumë para. Qëndrimi në krye të trendeve dhe ndryshimeve në rrugën tuaj të karrierës apo industrisë është jetike në ditët e sotme. Gjërat ndryshojnë brenda kompanive në një ritëm shumë të shpejtë. Kur punoni nga shtëpia nuk keni mundësi t’i shihni të gjitha këto, që do të thotë që mund të vononi në aspektin e vlerës tuaj ndaj organizatës.

Lexoni: Si të bindni shefin tuaj që t’iu lejojë të punoni në distancë?

Puna nga shtëpia është një mundësi e dëshirueshme për shumë njerëz.

Nëse nuk kërkoni të keni të ardhura me gjashtë shifra, atëherë shanset janë më të mira që mund ta realizoni ëndrrën tuaj për të punuar nga distanca. Por vetëm sigurohuni që i kuptoni implikimet. Ka kompromise për të gjitha punët. Njohja e kufizimeve mund t’ju ndihmojë të minimizoni dobësitë tuaja.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0