Si të bindni shefin tuaj që t'iu lejojë të punoni në distancë? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 18/05/2018

Si të bindni shefin tuaj që t’iu lejojë të punoni në distancë?

Share
nga Anerola Torollari
Maj 18, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Mund të themi se ekipet që punojnë në distancë bëjnë punë më të mirë. Shpesh, bëjnë më shumë punë se sa mund të imagjinoni ndonjëherë.

Por, jo çdo organizatë është e gatshme të përqafojë këtë stil pune. Shumë kompani dukshëm po u bëjnë thirrje punëtorëve të tyre që punojnë në distancë të kthehen në zyrë.

Në këtë artikull BusinessMag ju pasqyron disa nga avantazhet e provuara të punës nga distanca – të cilat mund të ndihmojnë të bindni shefin tuaj kur propozoni një orar të punës tuaj remote:

Fokus më i përmirësuar

Kjo është e qartë: Pa një koleg ngjitur të zhurmshëm ose zhurma të tjera që të shpërqëndrojnë, punonjësit që punojnë në distancë mund të përqëndrohen thellë në punë pa ndërpreje. Në një anketë të kryer, 91% e punonjësve që punojnë remote thanë se arrinin të punonin dhe përqëndroheshin shumë më tepër në shtëpi sesa po të ishin në zyrë.

Komunikim më i mirë

U befasuat? Ekipet që punojnë remote mbështeten në një shumëllojshmëri mjetesh dhe metodash për të punuar së bashku. Kjo do të thotë që zhvillojnë aftësi komunikimi të mira më shpejt sesa punëtorët në zyrë. Mësojnë se si të ndërtojnë marrëdhënie më të forta më kolegët, ndërsa hasen me probleme dhe marrin vendime së bashku.

Më pak kohë e humbur

Njerëzit që punojnë në distancë në të vërtetë humbasin më pak kohë se sa njerëzit që punojnë në një zyrë. Dhe kur flasin me kolegë në takime video apo aplikacione për biseda, duan ta përdorin më së miri atë kohë. Ndoshta kjo është arsyeja pse takimet në internet priren të jenë më mirë të planifikuara dhe të fokusuara.

Reduktim i ‘sorollatjeve’

Ju mund të theksoni se punonjësit që punojnë në distancë nuk e marrin këtë liri si të mirëqenë dhe vlerësojnë mundësinë për të punuar nga shtëpia. Në fakt, hulumtimet tregojnë se ‘sorollatjet’ lart e poshtë të punonjësve në distancë janë reduktuar në masë të madhe, krahasuar me punëtorët në zyrë.

Ju dëshironi të punoni fort dhe të arrini qëllimet. Pra, pse duhet të jetë e rëndësishme se nga ku punoni?

Por, ndoshta organizata juaj ende nuk është e gatshme ta pranojë këtë lloj fleksibiliteti. Nëse shefi juaj ende thotë jo, atëherë ndoshta ju duhet të konsideroni të punoni për një kompani që vlerëson avantazhet e punës në distancë.

burimi: thriveglobal