Gabimi në platformën e Google Plus ka ekspozuar informacione si: emri i përdoruesit, email-et, gjinia, mosha, profesioni. Edhe pse kompania tha se nuk ka prova që të dhënat të jenë aksesuar apo keqpërdorur, kjo përsëri mbetet një pikëpyetje.
Ky problem nuk la pas as Google, duke parë dhe skandalet e privatësisë së kompanive të tjera të mediave sociale në muajt e fundit. Facebook pësoi një goditje shkatërrimtare, kur u zbulua rrjedhja e informacionit për Cambridge Analytica. Twitter zbuloi një bug në platformën e tij muajin e kaluar gjithashtu.
Lexoni: Google feston një 20 vjetor të suksesshëm
Aksionet e Alphabet ranë më shumë se 2% menjëherë pas raportimit.
Wall Street Journal fillimisht njoftoi problemin dhe tha se drejtuesit më të lartë të kompanisë mbuluan incidentin nga frika e rregullatorëve qeveritarë. Kompania tha për WSJ se arsyeja pse nuk e zbuloi incidentin ishte sepse nuk mund të identifikonte saktë përdoruesit e prekur, nuk mund të gjente prova të keqpërdorimit dhe nuk mund të identifikonte veprimet që duheshin ndërmarrë nga zhvilluesit apo përdoruesit.
“Sa herë që të dhënat e përdoruesve mund të preken, ne shkojmë përtej kërkesave tona ligjore dhe zbatojmë disa kritere të përqendruara tek përdoruesit tanë për të përcaktuar nëse do të japim ndonjë njoftim apo jo, ” tha Ben Smith, zëvendëspresident për pjesën inxhinierike pranë Google, në një postim në blog ndërsa po jepte lajmin.
Kohët e fundit Google po planifikon të mbyllë shërbimin e Google Plus për konsumatorët, pasi ka vënë re se përdorimi i tij sa vjen edhe bëhet më i ulët, por përdoruesit do të mund të shkarkojnë dhe migrojnë të dhënat e tyre në një shërbim tjetër.
burimi: cnbc.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.