Facebook prezanton produktin e tij më të ri, Portal - Business Magazine Albania

Facebook prezanton produktin e tij më të ri, Portal


Facebook kohët e fundit ka prezantuar produktin e tij më të ri, të quajtur Portal. Portal është një pajisje për video-thirrje që funksionon në Facebook Messenger. Pajisja në thelb është një asistent virtual.

Portal është projektuar për të lehtësuar bisedat-video duke pasur një kamera me kënd të gjerë, i aftë për të identifikuar trupin tuaj, duke ndjekur atë ndërsa lëvizni nëpër dhomë. Kjo bën që biseda të zhvillohet më lehtësisht sesa mbajtja e telefonit në dorë. Facebook thotë se Portal është projektuar për të krijuar ndjenjën se po ndani dhomën me njerëzit me të cilët po flisni.

Lexoni: Pasojat e skandalit të Cambridge Analytica, 1 në 4 përdorues fshijnë aplikacionin Facebook

Me Portal, sapo biseda fillon kamera e pajisjes suaj do të gjejë automatikisht njerëzit në dhomë dhe do t’i mbajë ata brenda kornizës. Nëse personat janë të shumtë brenda dhomës, kamera do të përdorë një kënd të gjerë për t’i përshtatur të gjithë. Nëse ka vetëm një person, kamera do të zmadhohet për t’u përqëndruar në fytyrën e personit. Facebook thotë se kjo veçori i bën video-thirrjet më të natyrshme, pasi mund të flisni pa u shqetësuar për këndet e kamerës.

Përveç kësaj me anë të Portal ju mund të luani muzikë përmes Spotify dhe Pandora dhe të luani video përmes Facebook Watch. Alexa e Amazon është e integruar gjithashtu në hardware dhe në këtë mënyrë i shtohen edhe funksionet e saj.

Lexoni: Risia e Facebook, po sfidon dhe televizionet

Kjo lëvizje e Facebook vjen pikërisht pas skandalit në privatësinë e të dhënave, të cilin kompania po përpiqet që ta lëjë pas.

burimi: The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0