Si u rrit portali Mundësi.al? - Intervistë me Edona Daçi, themeluese e saj - Business Magazine Albania

Si u rrit portali Mundësi.al? – Intervistë me Edona Daçi, themeluese e saj


BM: Si ndodhet momentalisht Mundësi.Al? Si është krahasuar ai me disa vite më parë?

Mundësi.al nga një “bebe” e lindur në verën e vitit 2015, tashmë ka hedhur hapat e parë, fort të sigurt në tregun shqiptar të online-it. Padiskutim që ka rritje të konsiderueshme të numrit të klikimeve si dhe të kontratave me biznese të ndryshme. Por ajo çfarë është më e rëndësishme, është rritja e nivelit të përfitimit nga të interesuarit lidhur me mundësitë që ofron Mundësi.Al. Janë me qindra persona të cilët përmes Mundësi.al kanë përfituar bursa, mundësi punësimi, trajnime e praktike, grante dhe konkurse.

BM: A i keni realizuar objektivat që kishit vendosur në fillimet tuaja?

Mendoj se Mundësi.al i ka realizuar objektivat afat-shkurtër dhe ato afat-mesëm. E ndërsa jemi duke punuar akoma më shumë për këto të fundit dhe objektivat afat-gjatë, vlen të theksoj se fokusi kryesor ka qenë dhe do të jetë impakti sa më i madh i këtyre mundësive të shpërndara përmes portalit tek çdo i interesuar.

Lexoni: Edona Daçi – Ju prezantoj me Portalin e mundësive në shërbim të të rinjve

BM: Me çfarë vështirësish jeni hasur gjatë rrugëtimit tuaj?

Gjatë rrugëtimit 3-vjeçar patjetër që ka patur sfida e vështirësi nga më të ndryshmet, e ku do të veçoja ‘problemet’ e marketingut online në Shqipëri, të cilat kanë ndikuar edhe në punën e Mundësi.al. Thënë kjo, “tregu” online shqiptar kryesisht është i fokusuar në pasqyrimin e lajmeve të përditshme ose showbizzit dhe të qenurit një website ndryshe nga të tjerët, shpesh të shkaktonte përballjen me një skepticizëm lidhur me bashkëpunime të mundshme me universitete apo biznese që dëshironin të ishin të promovuar online.

BM: A keni marrë mbështetje nga ndonjë projekt apo institucion publik gjatë kësaj kohe?

Bashkia Tiranë ka mbështetur Mundësi.al përmes një granti në kuadër të skemës për mbështetjen e grave dhe vajzave sipërmarrëse. Në fakt ishte një mbështetje që i shërbeu faqes për të rritur stafin dhe menaxhimin më të mirë të saj. Ndërkohë ne bashkëpunojmë ngushtësisht edhe me institucione të tjera publike.

BM: Cilat janë planet tuaja për në vazhdimësi? Si keni menduar ta zhvilloni më tej biznesin tuaj?

Plani më i parë mbetet përmbushja e objektivit që Mundësi.al të jetë e pranishme edhe fizikisht pranë të interesuarve. Nga ana tjetër, Mundësi.al do të zhvillohet më tej edhe përmes bashkëpunimit me universitete, qendra kursesh/trajnimesh apo ofrues të tjerë shërbimesh në fushën e arsimimit dhe zhvillimit profesional.

BM: Faleminderit për intervistën! Ju urojmë shumë suksese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0