Edona Daçi – Ju prezantoj me Portalin e mundësive në shërbim të të rinjve - Business Magazine Albania

Edona Daçi – Ju prezantoj me Portalin e mundësive në shërbim të të rinjve


Emri i projektit: Mundesi.al

Founder & Editor : Edona Daçi

Profesioni / Fusha e Ekspertizës: E sapo diplomuar për Informatikë Ekonomike (Bachelor)

 

  1. Cila është ideja e biznesit që propozon projekti apo inciativa juaj?

Mundesi.al është një iniciativë për informimin e të rinjve lidhur me bursa, trajnime, konferenca, punësime, praktika, konkurse, grante etj. Ideja është që të gjitha këto informacione, studentët, të rinjtë, dhe jo vetëm, t’i gjejnë në këtë faqe pa paguar asgjë. Kështu,  për shembull, nëse një maturant ka dëshirën për të studiuar në një shtet jashtë Shqipërisë, do i duhet kontrollojë me rradhë të gjitha universitetet për të parë mundësinë e përfitimit të një burse. Por në faqen Mundesi.al në një farë mënyrë do i gjejë bursat që ofrohen nga pothuajse të gjitha universitetet.

 

  1. Cila ishte shtytja fillestare për të bërë një hap të tillë?

Ideja për këtë projekt e ka zanafillën që para një vitit, ku unë mora pjesë në një konkurs për Akselerator Biznesi. Projekti kishte të bënte me krijimin e një gazete nga studentët për studentët. Por pas konsultimeve të shumta që unë pata, dola në konkluzionin se gazetat në formatin ‘print’ janë në vështirësi qarkullimi në treg. Rrjedhimisht mendova të hapja një portal, duke shtuar këtu edhe faktin se shumica e të rinjve qëndrojnë për një kohë të konsiderueshme në internet.

 

  1. Cfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben? Veçantitë e mundesi.al?

Portali Mundesi.al i shërben kryesisht moshës 18-40 vjeç. Ky është target grupi kryesor, por që kurrësesi nuk mund të përjashtojë edhe të tjerët, pasi në faqe ka edhe informacione, kriteret e të cilave mund të përfshijnë pjesëmarrje të gjithanshme.

Mundesi.al veçanti kryesore ka faktin që informacionet janë shqip dhe njoftimet janë falas, çka do të thotë që askush nuk paguan asgjë për t’u informuar për kategoritë e saj. Mjafton një pajisje celulare apo kompjuter dhe internet, e çdokush mund të lundrojë për të gjetur informacione tejet të dobishme.

Një tjetër veçanti që vlen për t’u përmendur, është fakti që aplikantët që do të konkurojnë për bursa, trajnime, vende pune etj, të kenë praktikisht një kosto shumë të vogël pagese. Pra një tjetër synim është ofrimi i njoftimeve, që aplikimi për to mos të ketë kosto për konkuruesit.

 

  1. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga kjo iniciativë? Çfarë sjellin për komunitetin iniciativa të tilla?

Fatmirësisht ky projekt i ka dhënë frytet e para. Me këtë kam parasysh faktin që disa të rinj kanë përfituar direkt prej saj, ku disa janë punësuar dhe të tjerë kanë marrë pjesë në trajnime jashtë vendit. Lidhur me këtë, së shpejti do të kemi një rubrikë në faqe, të quajtur Histori suksesi, ku do të gjeni rrëfimet e përfituesve direkt prej Mundesi.al .

Iniciativa të tilla janë shumë të dobishme për komunitetin pasi ju japin atyre një mundësi informimi më të shpejtë dhe i kursen përdoruesve kohë.

Konkretisht për të rinjtë, studentët dhe çdo individ tjetër që është i interesuar të ndjekë një program të caktuar, qoftë kjo bursë, trajnim, konkurs etj.

 

  1. A e shikoni si biznes që mund të gjenerojë të ardhura ky projekt pas 6 muajsh apo pas 1 viti?

Ky projekt mund të gjenerojë të ardhura përmes reklamave që mund të vendosen në faqe. Është një iniciativë premtuese, që mund të sjellë edhe zgjerim të mëtejshëm të stafit, pasi momentalisht jam unë e vetme që po e menaxhoj.

 

  1. A ju duhet ndihmë e mëtejshme për ta hedhur biznesin në treg?

Momentalisht ndihma është e nevojshme në aspektin marketing të faqes, në mënyrë që të tërheq klientë për të reklamuar biznesin e tyre. Gjithashtu do të përmendja mundësinë e ndonjë mbështetje nga organizata që mund të mbulojnë projekte të tilla.

Nga ana tjetër faqja ka nevojë për zgjerim stafi, që të ketë akoma më shumë informacione. Megjithatë bashkëpunimet nga të gjitha drejtimet janë të mirëpritura.

 

  1. Si e shikojnë të rinjtë të ardhmen e tyre? A ka prirje apo orientim drejt startup-eve? Si mendojnë të rinjtë e sotëm?

Këshilla jote për ta?

Fatkeqësisht, nisur nga komunikimet që unë kam me bashkëmoshatarë të mi, më duhet të them se të rinjtë janë shumë pesimist për të ardhmen e tyre në vendin tonë, kryesisht në fushën e punësimit. Ndoshta është ‘paniku’ i përgjithshëm që prek të gjithë të sapodiplomuarit.

Lidhur me prirjen drejt startup-eve, ka një qasje tjetër, më pozitive. Ka shumë të rinj, me ide të mira, por ju mungon paksa iniciativa për t’i prezantuar në konkurse, të cilat për fat të mirë janë shtuar kohët e fundit në vendin tonë.

Megjithatë do të veçoja diçka tjetër për këtë. Të rinjtë duhet të jenë më pranues ndaj kritikave apo sugjerimeve që jepen kryesisht nga anëtarë jurie në konkurse start-upesh. Kam vënë re që kur dikush jep një pështypje për idenë e tyre të biznesit, ata menjëherë kundërshtojnë. Unë kam mendimin se sa më shumë kritika t’ju thonë, aq më tepër do e përmirësoni idenë tuaj.

Përveç kësaj, do thoja se të rinjtë duhet t’i tregojnë idetë që kanë, dhe të mos mendojnë se ‘dikush’ do iu vjedhë idenë e biznesit. Këtu do të përmendja diçka që prof. Edlira Kasaj gjithnjë thoshte në evente të tilla: Nëse mendoni se avantazhi juaj kryesor është ideja, atëherë jeni të dështuar sapo t’a hidhni në treg!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0