Elton Saliaj: “NeoCharger tashmë ndodhet në tavolinat e çdo shqiptari”

Elton Saliaj: “NeoCharger tashmë ndodhet në tavolinat e çdo shqiptari”


Elton Saliaj, themeluesi i NeoCharger na tregon rrugëtimin e tij, sfidat, vështirësitë, si dhe suksesin që ka arritur deri më sot në një intervistë ekskluzive për BusinessMag.

Elton është duke punuar me prototipin e ri të NeoCharger që nga muaji Janar i këtij viti. Ky 6 mujor ka qenë mjaft i mirë për NeoCharger. Sot numërohen mbi 100 klientë (bare, restorante, hotele, zyra.etj) vetëm në Tiranë që përdorin NeoCharger, por nuk mungojnë as qytetet e tjera, pasi gjatë muajit Qershor kanë nisur përhapjen në qytetin e Durrësit, duke mbuluar kryesisht bregdetin dhe numëron rreth 13 klientë. Duke u krahasuar me një vit më pare, Elton thotë se mbulimi i tregut është më i lartë dhe modeli i biznesit të përdorur është përmirësuar.

Një risi që po përdor është modeli i biznesit në partneritet me kompanitë e mëdha. Ata ofrojnë mundësinë e personalizmit të produktit me logot, produktet apo shërbimet që duan të marketojnë. Nëpërmjet realizimit të fushatave promocionale duke u shpërndarë, NeoCharger promovohet direkt dhe afër konsumatorit potencial, duke qenë se produkti është inovativ, ka vizibilitet dhe tërheq menjëherë vëmendjen e përdoruesve.

Lexoni: Projekti NeoCharger, një nga idetë fituese të “The steps for creating a sucessful business”

Ndërsa në lidhje me realizimin e objektivave të vendosura në fillmet e tij Eltoni thotë: “Nuk janë plotësuar të gjitha objektivat, pasi çdo ditë vendosim objektiva të reja dhe jemi duke punuar fort që t’i arrijmë në të ardhmen, por jam shumë i lumtur dhe ndihem mirë kur dëgjoj që tashmë NeoCharger është bërë një produkt i njohur në treg dhe përdoruesit e smartphone-ëve kanë filluar të kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e të paturit mundësi për të karikuar celularin në tavolinën ku ulen dhe nga ana tjetër janë këta të fundit që po ua diktojnë kryesisht bareve dhe restoranteve nevojën për një produkt si NeoCharger.”

Objektivi i tyre kryesor që në fillim ka qenë mjaft i thjeshtë, realizimi dhe testimi i NeoCharger në treg, gjë të cilën ata e kanë arritur me mjaft sukses.

Duke na treguar për misionin, por edhe objektivin kryesor Elton na thotë se ajo që synojnë është dhënia e një inovacioni vërtetë të mirë të baterisë, e cila bazohet në thjeshtësinë, elegancën, madhësinë, jetëgjatësinë dhe funksionimin e baterisë.

 “Si çdo sipërmarrje e re apo startup i ri dhe ne kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, por deri më tani kemi ditur të përballemi me vështirësitë dhe me kohën e duhur i kemi tejkaluar ato,” shprehet Eltoni.Sipas tij vështirësia më e madhe ka qenë konsolidimi i produktit në treg pasi u ka marrë shumë kohë, sepse iu desh ta testonin tregun me një MVP produkt prototip për të mësuar dhe reagimin e tregut në lidhje me këtë produkt. Më anë të kësa,j ata bënë përmirësimet e nevojshme dhe tashmë ja kanë dalë të krijojnë një produkt të përmirësuar që përshtatet më mire. Sot numërojnë rreth 175 karikues NeoCharger të shpërndarë në Tiranë, Durrrës, Sarandë, Vlorë, Korçë, Prishtinë, Tetovë.

“Mbështetja dhe besimi nga komuniteti ka qenë e madhe dhe na ka ndihmuar të ecim përpara me projektin,” thotë ai në lidhje me mbështetjen që u është dhënë.

UNDP dhe programi i vetëpunësimit ka qenë mbështetësi i parë i projektit dhe sot ata janë pjesë e programit IDEA për të parë mundësinë e një mbështetje nga ana e tyre.

“Sygjeroj dhe dua t’i nxis gjithë të rinjtë ashtu si unë të kërkojnë dhe të ndjekin programe të tilla me synim edukimin sipërmarrës dhe mbështjeten për idetë e reja,” këshillon Elton.

Lexoni: Vetëm 3 konkurentë arrijnë të kalojnë në fazën tjetër të “Do you have an idea”

Për momentin Elton po fokusohet në rritjen e shitjeve dhe mbulimin e zonave bregdetare brenda vendit. Gjithashtu ka në plan hartimin dhe afirmimin e kanaleve online për shitjen e NeoCharger jashtë vendit.

“Zhvillimin pas maturimit të produktit tonë të parë do e shohim në mundësitë për të krijuar dhe lançuar produkte të reja dhe inovative. Planet tona të zhvillimit përfshijnë zgjerimin e gamës së produkteve dhe afirmimin në të ardhmen si kompani krijimi dhe zhvillimi të produktve inovative dhe reja,” mbyll intervistën për BusinessMag.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0