Ndryshimet që sjell YouTube për të përmirësuar përvojën e përdoruesit - Business Magazine Albania

Ndryshimet që sjell YouTube për të përmirësuar përvojën e përdoruesit


YouTube njoftoi hapat që po ndërmerr për të pozicionuar më mirë veten si një ndër destinacionet më të mira për lajmet online.

Kompania do të investojë 25 milionë dollarë për të ndihmuar botuesit e lajmeve të rrisin videot e tyre dhe gjithashtu do të krijojë një grup botuesish për të punuar në përmirësimin e përvojës së lajmeve në YouTube.

YouTube po e bën këtë për të mbështetur organizatat e lajmeve të besueshme dhe për të ndihmuar ata të prodhojnë video në internet.

Lexoni: Lamtumirë YouTube…tani vjen?!

Përveç kësaj kompania ka në plan të kategorizojë më mirë videot përmes inspektimeve paraprake të artikujve dhe duke shtuar informacione nga palë të treta në videot e temave historike të dokumentuara mirë, për një informim më të saktë.

YouTube gjithashtu planifikon të shfaqë më shumë informacione lokale në tregjet specifike të SHBA.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0