Lamtumirë YouTube...tani vjen?!
Përditësuar së fundmi: 21/06/2018

Lamtumirë YouTube…tani vjen?!

Share
nga Anerola Torollari
Qer 21, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kush nga ju e ka menduar konkurrentin e YouTube?! Epo, rregulla që asgjë nuk është më e sigurtë, mbizotëron mbi të gjitha në fushën e teknologjisë. Instagram sapo prezantoi IGTV, një aplikacion i pavarur, i cili do të përdoret për të parë video.

Kohëzgjatja e videove parashikohet të mos jetë më 1 minutë, por deri në 10 minuta. Madje llogarit më shumë ndjekës mund të postojnë edhe video më të gjata.

Mund të duket e tepërt, por është e vërtetë që ka mbërritur një konkurent serioz i YouTube.

Përse?! YouTube dhe Instagram janë aty me numrin e përdoruesve besnikë. Pra, personat që qëndrojnë aktivisht në këto kanale janë respektivisht nga 1 miliardë.

Enea Doko, ekspert i Marketingut Dixhital thotë për Businessmag.al se, në Instagram dominon materiali në formë të shkurtër. Kjo e bën që të përhapet më shpejt dhe të ketë funksionalitet në dërgim. YouTube nga ana tjetër, është për materialet me një kohëzgjatje më të lartë.

Lexoni: Risia e Instagram, limiton kohën që kaloni në aplikacion

Pasqyra bëhet më e qartë, se kush është i favorizuar nëse vlerësojmë faktin që çdo website, llogaritet mesatarisht të shikohet në masën  87% të përdoruesve të internetit në versionin mobile dhe vetëm 13% nga një kompjuter.

Avantazhi tjetër, është se version mobile është i aksesueshëm në çdo kohë. Në tren, autobus, në rrugë, kafene etj, duke i bërë përdoruesit mobile më të varur ndaj përdorimit të aplikacioneve.

Por, me këtë dinamikë zhvillimesh, edhe IGTV, shumë shpejt mund të “vjetërohet”.



Evente