Derek Andersen: "Muaji Maj solli në skenën e Startup Grind femra dhe lidere të suksesshme" - Business Magazine Albania

Derek Andersen: “Muaji Maj solli në skenën e Startup Grind femra dhe lidere të suksesshme”


Derek Andersen themelues i Startup Grind ka treguar në një njoftim se muaji Maj ishte mjaft frymëzues, pasi solli në skenat mbarë botërore të Startup Grind, udhëheqëset më të mira dhe më të suksesshme femra.

Ai madje tregon fuqinë e femrës duke përmendur që në 150 evente të zhvilluara në 60 vende, mbi 200 femra janë intervistuar dhe me mbi 8500 persona janë mbledhur për të ndjekur eventet në muajin Maj! Gjatë kësaj periudhe mbi 500 persona kanë shtuar dritaren “Female Leaders” në fotot e tyre të profilit në Facebook. Janë prodhuar mbi 200 orë përmbajtje nga këto femra të suksesshme për të edukuar dhe trajnuar liderë për dekadat e ardhshme. Me 202 evente live në vetëm në një muaj është gjithashtu një rekord për Startup Grind, thekson Derek.

Lexoni: Si arriti Derek Andersen të bëhej një sipërmarrës që ndikon në jetën e 10 milionë njerëzve çdo muaj?

Ai madje thotë se sa e mahnitshme do të ishte nëse në vitin e ardhshëm do të ishin 100% folëse femra në muajin Maj.

Ky event organizohet në çdo cep të botës nga Pekini, Somalia, Melburni, New York e deri tek qyteti i preferuar i të gjithëve, Barcelona.

Këto përpjekje janë udhëhequr në selinë e një ekipi ku pjesa dërrmuese janë femra. I vetmi ekip në Silicon Valley ku meshkujt shqetësohen që zëri i tyre është paksa i ndrydhur. Udhëheqëset tona femra po udhëheqin lëvizjen tonë,” thotë Derek.

Ai thekson se shumë kompani të mëdha publike nuk e kanë këtë frymë dhe janë shumë larg asaj që ky komunitet dëshiron të bëjë. Madje i frikësohen përpjekjeve të tyre të bashkuara.

Ashtu sikurse ky komunitet kërkon t’i lejë vendin e vet femrës, të njëjtën gjë duhet të bëjnë kompani dhe organizata, ku diversiteti gjinor duhet të jetë në qendër të vëmendjes, pasi është një çështje shumë e rëndësishme që na përket të gjithëve.

Lexoni: Nuk është vetëm Google – shumë kompani po luftojnë me diversitetin në vendin e punës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0