Muajt e parë të vitit kanë qenë të mbarë për ekonominë e vendit në tërësi. Rritja e eksporteve, konsumit dhe prodhimit, janë shoqëruar me një rritje prej 4.45% të ekonomisë në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT, kjo rritje është më e lartë se ajo e një viti më parë.
Të dhënat tregojnë megjithatë, se rritja ka ardhur kryesisht nga prodhimi i mbarë i energjisë elektrike dhe eksporti i saj. Prurjet e kënaqshme për shkak të reshjeve të shumta, kanë shtuar prodhimin e energjisë.
Lexoni: Ulen ritmet. Rritja ekonomike 3.55% në tremujorin e tretë
Sipas INSTAT, prodhimi i energjisë elektrike u rrit mbi 66% në tre muajt e parë, duke dhënë kontributin kryesor në rritjen totale të ekonomisë.
Në një ecuri më të mirë, ndikuan gjithashtu, çmimet relativisht më të larta në tregun ndërkombëtar të lëndëvë të para, naftë, minerale.
Mbi 20% e rritjes erdhi nga grupi, tregti, akomodim, transport.
Ndërkohë, sektori i ndërtimit nuk është në një pozicion më të mirë se vitin e kaluar.
Ndërtimi, sipas INSTAT kontribuoi vetëm me 0.17 pikë përqindje në rritjen totale të ekonomisë.
Parashikimet zyrtare për rritjen këtë vit, janë në gati 4%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.