Ulen ritmet. Rritja ekonomike 3.55% në tremujorin e tretë

Ulen ritmet. Rritja ekonomike 3.55% në tremujorin e tretë


 

Nga të dhënat paraprake, rritja ekonomike për nëntëmujorin është gati 3.9%.

Sipas INSTAT-it, kontributin kryesor në rritje në tremujorin e tretë, e ka dhënë grupi i shërbimeve “tregti, hotele, restorante dhe transporti” me 0.9 pikë përqindje, “Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia” gati 0.9 pikë përqindje, “ndërtimi” me 0.7.

Në gjysmën e parë të vitit, ndërtimi kryesoi zhvillimet ekonomike në vend, duke siguruar gati 50% të nivelit të rritjes së shënuar në ekonomi. Në tremujorin e dytë, ndërtimi siguroi 1.84 pikë përqindje të rritjes, nga 4.02% që ishte rritja në total.

Efekt negativ në ekonomi dha gjatë tremujorit të tretë ulja e theksuar e prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa edhe industria nxjerrëse duket se ka ulur shpejtësinë.  Grupi i sektorëve industri nxjerrëse, përpunuese, energji dhe ujë, dhanë ndikim -0.12 pikë përqindje në ekonomi.

Krahasuar me një vit më parë, në tremujorin e tretë, “bujqësia, pyjet dhe peshkimi” u rrit 0.52%, ndërsa aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit ra në total 1.1%.

lexo: https://businessmag.al/sejko-rritja-ekonomike-po-forcohet/

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0