Megjithatë, Warren Buffett, investitori legjendar dhe “Oracle of Omaha”, tha se firma e tij Berkshire Hathaway nuk zotëron asnjë aksion në Microsoft … dhe nuk do të zotërojë kurrë.
Dhe kjo e gjitha për shkak të miqësisë 27-vjeçare midis miliarderëve Buffett dhe bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates.
“Unë përpiqem të qëndroj larg nga disa gjëra, sepse përfundimi nuk do të ishte i mirë,” tha Buffett në takimin vjetor të aksionerëve të Berkshire Hathaway, siç raportohet nga The Wall Street Journal.
Me fjalë të tjera, Buffett nuk do të lejojë që firma e tij të blejë aksione të Microsoft, sepse mund të krijojë iluzionin e keqbërjes. Nëse firma e Buffett blen aksione në Microsoft – ashtu siç bëri me Apple – dhe aksionet rriten në fitime ose blerje, mund të duket sikur Gates ka zbuluar disa informacione të brendshme tek miku i tij i vjetër. Gates mund të mos udhëheqë më Microsoft, por ai ende ulet në bordin e kompanisë dhe shërben si këshilltar i drejtorit aktual Satya Nadella.
Megjithatë, Buffett dhe Gates nuk janë gjithnjë afër, Buffett ka shkruar për faktin se ai nuk ka blerë asnjë aksion të Microsoft.
Ndërkohë, që Buffett ka blerë një sasi të lartë aksionesh të Apple, Gates u tregua mjaft mbështetës gjatë një interviste për CNBC duke thënë se miku i tij ka bërë një zgjedhje të zgjuar.
burimi: BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.