Trajnim në menaxhim projektesh - Business Magazine Albania

Trajnim në menaxhim projektesh


Instituti i Lidershipit organizon trajnimin për menaxhim projektesh, i cili do të organizohet në datat 18 prill – 20 Qershor 2018

Regjistrimet: 5-13 Prill 2018

PËRFITIMET E TRAJNIMIT

– Specializimi në menaxhimin e projekteve europiane dhe ndërkombëtare
– Rritja e aftësive ekzekutive
– Vendosja e planeve strategjike në praktikë
– Kultivimi i aftësive menaxhuese të ekipeve, burimeve dhe rrisqeve
– Reduktimi i kostove për gjetjen e zgjidhjeve
– Parandalimi dhe administrimi i krizave
– Menaxhimi i ndryshimit
– Identifikimi i hershëm i problemeve
– Ekspansioni i shërbimeve
– Rritja e efiçiencës në afrimin e produkteve
– Përmirësimi i aftësive komunikuese dhe të lidershipit
– Aftësimi për të ndikuar pa pasur influencë dhe kontroll mbi vendimarrësit
– Parashikimi i rezultateve dhe suksesit të projekteve
– Rritja e cilësisë së punës dhe produkteve
– Rritja e aftësive konkuruese në treg
– Përmbushja e pritshmërive të klientëeve dhe bashkëpuntorëve
– Rritja e përfshirjes, zhvillimit dhe frymëzimit të punonjësve

Afrimi i Shqipërisë me BE-në dhe thithja e fondeve europiane prej miliarda eurosh e bën menaxherin e projekteve profesionin më të kërkuar, në sektorin publik dhe privat, në tre dekadat e ardhshme. Duke parë trendin global dhe nevojat kombëtare, ne e kemi përfshirë në trajnimet tona dhe ua rekomandojmë ta ndiqni. Janë njohuri që nuk duhet t’i mungojnë askujt. Menaxhimi i projekteve në institucione shtetërore, sipërmarrje dhe organizata jofitimprurese është tashmë një kusht për avancimin e suksesshëm në karrierë dhe drejtimin efektiv të çdo iniciative apo sipërmarrjeje.

Kohëzgjatja: 10 javë

Orari i trajnimit: Çdo të Mërkurë, ora 18.00-20.30

Regjistrimet: Nga e Hëna në të Premte, ora 10.00-14.00

Tarifa: 179 euro (150€ për tëe diplomuarit me master ose diplomë katër vjeçare)

Dokumentat: CV, fotokopje diplome ose vërtetim shkolle

Vendodhja: Në qendër të Bllokut, Tiranë, kryqëzimi i Bankës Credins

Lektore:

VJOLLCA BACKA (MSC) është lektore e Menaxhimit të Projekteve, Marketingut dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në universitete publike dhe private. Ajo ka një eksperience 20 vjeçare si eksperte/konsulente e lartë në fusha si zhvillimi ekonomik (në sektorin privat, publik lokal dhe rajonal), në qeverisje qendrore dhe administratë publike.

Vjollca Backa ka një përvojë 20 vjeçare në përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve, në mbledhjen e fondeve, në monitorimin dhe koordinimin e ndihmave/donacioneve të financuara nga donatore si Bashkimi Europian, Banka Botërore dhe USAID-i. Ajo është përzgjedhur si eksperte Kombëtare, përfaqësuese për Shqipërinë nga Komisioni Europian, për të drejtuar studime krahasuese mbi implementimin e një sërë projektesh të financuara nga Bashkimi Europian në Ballkanin Perëndimor.

Ajo zotëron një diplomë Masteri në Menaxhim Biznesi, dy specializime në SHBA në Universitetin e Missisipi-t dhe Universitetin e Arkansas-it, mbi 20 trajnime dhe diploma ë menaxhim projektesh, menaxhim financash dhe kontabiliteti, menaxhim dhe marketing, të organizuara nga organizata ndërkombëtare në Shqipëri, si International Finance Corporation (pjesë e grupit të Bankes Botërore) si dhe nga organizata të huaja europiane dhe amerikane.

Vjollca Backa, zotëron Diplomë Nderi për kontributin e dhënë në projektet e USAID/IFDC në Shqipëri si dhe Diplomë Profesionale / Hospitality – Tourism Educator nga AHLEI American Hotel & Lodging Educational Institute.

Për më shumë informacion kontaktoni:
Email: info@lidership.al
Tel: 0686889271, 0696077881

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0