Sigurimi i Mark Zuckerberg kushton plot $20.000 në ditë

Sigurimi i Mark Zuckerberg kushton plot $20.000 në ditë


Facebook është nën trysni kto për mos ruajtjen dhe shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve. Ndërkohë ajo është duke shpenzuar shuma të mëdha parash për sigurinë e CEO të kompanisë, Mark Zuckerberg.

Sipas një liste të publikuar, Facebook shpenzoi $7.3 milion në vitin 2017 për “kosto të lidhura me sigurinë personale të Mark Zuckerberg në rezidencat e tij dhe gjatë gjatë udhëtimeve”. Kjo shonoi një rrejtë me gati 40% nga ai i vitit 2016. Në vitin 2016 Facebook shpenzoi $4.9 milion për sigurinë e Zuckerberg.

Me një llogaritje të thjeshtë matematikore $7.3 milion / 365 ditë = egzaktësisht $20.000 në ditë. Aktualisht, Mark Zuckerberg është i renditur në vendin e 7 në listën e njerëzve më të pasur.

Gjithashtu mendohet që kjo të jetë një shifër rekord përsa i përket kësaj kategorie.

Facebook gjithashtu shpenzoi $1.5 milion në vitin 2017 për udhëtime me Private Jet të Zuckerberg. Në vitin 2016, gati gjysmën me një shifër prej $871.000.

Por si është kjo në krahasim me CEO e tjerë?

Amazon shpenzoi $1.6 milion në vitin 2016 për Jeff Bezos, njeriun më të pasur në botë. Oracle shpenzoi po të njëjtën shifër në vitin 2016 për Larry Ellison. Apple shpenzoi vetëm $224.000 për Tim Cook. Berkshire Hathaway, $387.000 për Warren Buffett.

Facebook jep detaje se si egzaktësisht këto para janë shpenzuar, për truproja apo për aparatura për këtë detyrë. Në deklaratë, thuhet se programi i sigurimit i dedikohej “shqetësimeve të sigurisë për shkak të kërënimeve specifike për sigurinë e tij si rezultat i postit të tij si themelues dhe CEO i kompanisë.”

Burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0