Raiffeisen Bank International njoftoi se është banka e parë austriake gati për t’u bashkuar me Institutin Kërkimor Blockchain, një nismë globale që udhëzon më shumë se 55 anëtarë në arritjen e suksesit në projektet që lidhen me blockchain në fushën e shërbimeve financiare, prodhimit, shitjes me pakicë, energjisë dhe burimeve, teknologjinë dhe median, kujdesin shëndetësor si dhe qeverinë.
“Blockchain është një sport në ekip, ku shumë lojtarë të kualifikuar duhet të jenë të suksesshëm në fushë. Ne kemi vendosur të bashkohemi me Institutin e Kërkimeve Blockchain për të pasur qasje në kërkimet më të fundit mbi vetë teknologjinë, e cila do të na mundësojë të vazhdojmë punën tonë në rastet e përdorimit për industrinë tonë.
Në këtë pikë, ne jemi të interesuar për financat, tregjet e kapitalit, shërbimet e sigurisë dhe menaxhimit të identitetit, ku shohim potencial të madh për klientët tanë të korporatave,” tha Johann Strobl, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International (RBI).
“Ne jemi të kënaqur për të mirëpritur RBI në Institutin e Kërkimeve Blockchain,” tha Don Tapscott, bashkë-themelues i institutit dhe ekspert ndërkombëtar i njohur i blockchain. “Industria blockchain po rritet dhe po ndryshon me një ritëm të përshpejtuar dhe ne shpresojmë që të ndihmojmë RBI-në të lundrojë revolucionin blockchain përmes hulumtimit tonë dhe udhëheqjes së mirëmenduar.”
burimi: DigitalSpoiler
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.