Mark Zuckerberg thyen heshtjen. Flet më në fund për Cambridge Analytica, por harron të kërkojë falje - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg thyen heshtjen. Flet më në fund për Cambridge Analytica, por harron të kërkojë falje


Më në fund CEO i Facebook, Mark Zuckerberg ka thyer heshtjen përmes një postimi 5 ditë pas skandalit të ndodhur me Cambridge Analytica.

Business Magazine ju sjell më poshtë postimin e plotë të tij.

Lexoni: Ku është Zuck? CEO i Facebook hesht pas skandalit mbi shkeljen e privatësisë

Dua të ndaj një përditësim mbi situatën e Cambridge Analytica – duke përfshirë hapat që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim për të adresuar këtë çështje të rëndësishme.

Ne kemi një përgjegjësi të madhe për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe nëse nuk mund ta realizojmë këtë atëherë nuk e meritojmë që t’ju shërbejmë. Unë kam qenë duke punuar për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të parandaluar këtë të ndodhë përsëri sot, ne i kemi ndërmarrë tashmë vite më parë. Por edhe ne gjithashtu bëjmë gabime, ka akoma shumë për të bërë dhe kemi nevojë për t’u rritur dhe për ta realizuar këtë.

Më poshtë është një kronologji e ngjarjeve:

Në vitin 2007, ne lançuam Platformën Facebook me vizionin që më shumë aplikacione duhet të jenë sociale. Kalendari juaj duhet të jetë në gjendje të tregojë ditëlindjet e shokëve tuaj, hartat tuaja duhet të tregojnë se ku jetojnë miqtë tuaj dhe libri juaj i kontakteve duhet të tregojë fotografitë e tyre. Për ta bërë këtë, u mundësuam njerëzve që të hyjnë në aplikacione dhe të ndajnë se cilët janë miqtë e tyre dhe disa informacione rreth tyre.

Në vitin 2013, një studiues i Universitetit të Kembrixhit, Aleksandër Kogan, krijoi një aplikacion kuiz për personalitetin. U instalua nga rreth 300,000 njerëz që ndanë të dhënat e tyre si dhe disa nga të dhënat e miqve të tyre. Duke pasur parasysh mënyrën se si funksiononte platforma jonë në atë kohë, kjo do të thoshte se Kogan ishte në gjendje të merrte dhjetëra miliona të dhëna të miqve të tyre.

Në vitin 2014, për të parandaluar aplikacione abuzive, ne njoftuam se po ndryshonim të gjithë platformën për të kufizuar në mënyrë dramatike aplikacionet që mund të kenë qaje në të dhënat. Më e rëndësishmja, aplikacionet si të Kogan nuk mund të kërkonin të dhëna për miqtë e një personi përveç nëse miqtë e tyre e kishin autorizuar aplikacionin. Ne gjithashtu kërkuam nga zhvilluesit që të merrnin miratimin nga ne para se të kërkonin ndonjë informacion sensitiv nga njerëzit. Këto veprime do të parandalonin çdo aplikacion si ai i Kogan që të aksesonin aq shumë të dhëna.

Në vitin 2015, ne mësuam nga gazetarët e The Guardian se Kogan kishte ndarë të dhëna nga aplikacioni i tij me Cambridge Analytica. Është kundër politikës sonë që zhvilluesit të ndajnë të dhënat pa miratimin e njerëzve, kështu që menjëherë e larguam aplikacionin e Kogan nga platforma jonë dhe kërkuam që Kogan dhe Cambridge Analytica të vërtetonin zyrtarisht se i kishin fshirë të gjitha të dhënat e fituara në mënyrë të gabuar.

Javën e kaluar mësuam nga The Guardian, The New York Times dhe Channel 4 se Cambridge Analytica mund të mos i ketë fshirë të dhënat siç e kishte vërtetuar. Ne menjëherë i ndaluam ata të përdornin shërbimet tona. Cambridge Analytica pretendon se tashmë i ka fshirë të dhënat dhe ka rënë dakord për një auditim ligjor nga një firmë që kemi punësuar për ta konfirmuar këtë. Po punojmë gjithashtu me rregullatorët pasi ata po hetojnë mbi atë që ndodhi.

Kjo ishte një shkelje e besimit midis Kogan, Cambridge Analytica dhe Facebook. Por kjo ishte gjithashtu një shkelje e besimit midis Facebook dhe njerëzve që ndajnë të dhënat e tyre me ne dhe presin që t’i mbrojmë ato. Ne duhet ta rregullojmë këtë gjë.

Ne ndërmorëm hapat më të rëndësishëm disa vite më parë në 2014 për të parandaluar aktorët e këqinj nga aksesimi në informacionin e njerëzve në këtë mënyrë. Por ka akoma shumë për të bërë dhe unë po i parashtroj këto hapa këtu:

  • Së pari, do të hetojmë të gjitha aplikacionet që kanë pasur akses në sasi të mëdha informacioni para se të ndryshonim platformën tonë për të reduktuar në mënyrë dramatike aksesin e të dhënave në vitin 2014 dhe do të kryejmë një kontroll të plotë të çdo aplikacioni me veprimtari të dyshimtë. Ne do të ndalojmë çdo zhvillues nga platforma jonë që nuk pajtohet me një auditim të plotë. Dhe nëse zbulojmë që zhvilluesit po keqpërdorin informacionin, do t’i ndalojmë ata dhe do t’u tregojmë të gjithëve që janë prekur nga ato aplikacione. Kjo përfshin njerëzit të dhënat e të cilave keqpërdoren nga Kogan gjithashtu.
  • Së dyti, ne do të kufizojmë qasjen e të dhënave të zhvilluesve edhe më tej për të parandaluar llojet e tjera të abuzimit. Për shembull, ne do të heqim aksesimin e zhvilluesve në të dhënat tuaja nëse nuk e keni përdorur aplikacionin e tyre për 3 muaj. Ne do të reduktojmë të dhënat që i jepni një aplikacioni kur identifikoheni – vetëm emrin, foton e profilit dhe adresën e emailit. Ne do të kërkojmë nga zhvilluesit që jo vetëm të marrin miratimin, por edhe të nënshkruajnë një kontratë me qëllim që t’i kërkojnë çdokujt qasje në postimet e tyre ose në të dhënat e tjera private. Dhe do të kemi më shumë ndryshime për të ndarë në ditët e ardhshme.
  • Së treti, ne duam të sigurohemi që të kuptoni se cilat aplikacione keni lejuar për të aksesuar të dhënat tuaja. Në muajin e ardhshëm, ne do t’u tregojmë të gjithëve një mjet në krye të faqës tuaj me aplikacionet që ke përdorur dhe një mënyrë të lehtë për të revokuar lejet e këtyre aplikacioneve në të dhënat e tua. Ne tashmë kemi një mjet për ta bërë këtë në parametrat e privatësisë tuaj dhe tani do ta vendosim këtë mjet në krye të faqës për t’u siguruar që të gjithë ta shohin.

Përtej hapave që kishim ndërmarrë në vitin 2014, besoj se këto janë hapat e ardhshme që duhet të ndërmarrim për të vazhduar që të sigurojmë platformën tonë.

Unë e nisa Facebook dhe në fund të ditës unë jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Unë jam serioz për të bërë atë që duhet për të mbrojtur komunitetin tonë. Ndërsa kjo çështje specifike që përfshin Cambridge Analytica nuk duhet të ndodhë më me aplikacione të reja sot, kjo nuk ndryshon atë që ndodhi në të kaluarën. Do të mësojmë nga kjo përvojë për të siguruar platformën tonë më tej dhe për ta bërë komunitetin tonë më të sigurtë për të gjithë që të ecim përpara.

Dua t’ju falenderoj të gjithëve që vazhdoni të besoni në misionin tonë dhe punoni për të ndërtuar këtë komunitet së bashku. E di që duhet më shumë kohë për të rregulluar të gjitha këto çështje sesa ne do të dëshironim, por ju premtoj se do të punojmë me këtë dhe do të ndërtojmë një shërbim më të mirë në terma afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0