Në vitin 2000, Dhiraj themeloi Shazam Entertainment, shërbimin e parë të njohjes së muzikës në botë nga pajisjet mobile. Ai ishte drejtor i Shazam në vitet 2000-2003 dhe mori 600,000 pound në financimin fillestar dhe mbi 10 milionë pound në VC në tre raunde. Dhiraj ka qenë mbikëqyrës i Bordit për Shazam që nga viti 2004 dhe është angazhuar në mënyrë aktive në formimin e strategjisë së përgjithshme të produkteve dhe të korporatave.
Njohur nga Financial Times si një nga sipërmarrësit kryesorë të teknologjisë në Europë në vitin 2015, Dhiraj ishte më parë Kreu i Inovacionit Bankar në Virgin Money, ku ishte përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e produkteve të reja dixhitale bankare, propozimeve dhe partneriteteve. Projektet e fundit përfshijnë udhëheqjen e ekipit përgjegjës për krijimin e produktit të gjeneratës së ardhshme të Virgin Money Digital Bank, që synon t’iu shërbejë 2.2 milionë studentëve në Britani të Madhe.
Duke përdorur përvojën e tij të gjerë, Dhiraj është gjithashtu një investitor aktiv ëngjëll, mentor për startup-et teknologjike në zhvillim dhe këshilltar për firmat e sipërmarrjeve kapitale. Tani Dhiraj është fokusuar në zbulimin e teknologjive në zhvillim, duke ndihmuar inovatorët e korporatave dhe duke mbështetur startup-et “tech for good”.
Organizatorët e Spark.me kanë njoftuar më parë tre folës të Spark.me 2018 – Mark W. Schaefer (një nga strategët më të rëndësishëm të marketingut në botë të medias sociale dhe një konsulent biznesi që blogon në {grow} – një nga pesë bloget më të mira të marketingut në botë) dhe Kerry O’Shea Gorgone (Drejtoreshë e Strategjisë së Produkteve, Trajnuese në MarketingProfs, dhe drejtuese e podcasteve Marketing Smarts), Boyd Multerer (ish inxhinier drejtues për video lojën Xbox, i cili themeloi Xbox Live dhe XNA). Më shumë folës do të shpallen në javët e ardhshme.
Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 200 €, para datës 1 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.
Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës (26-27 Maj), seminaret dhe workshopet (25 Maj), drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 26 të konferencës. Bileta nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.
Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 26-27 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Këtë vit, Spark.me ka përgatitur diçka të re – një ditë shtesë për workshop-et e marketingut dhe startup-et më 25 maj, të cilat janë plotësisht falas ata që kanë biletën e konferencës. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.
Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.
Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në llogarinë tonë në Instagram.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.