Mes emocionesh dhe surprizash hapet edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards

Mes emocionesh dhe surprizash hapet edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards


Ditën e Premte më datë 2 Shkurt shtëpia botuese ICTS Media hapi për vitin e gjashtë me radhë konkursin mbarëkombëtar në fushën e teknologjisë së informacionit në kërkim të shqiptarëve të suksesshëm në ICT.

Në këtë aktivitet hapës nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z Erion Veliaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Luka, profesionistë të IT-së, novatorë dhe të rinj të komunitetit të teknologjisë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Albanian ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së.

Sot fillojmë rrugëtimin jo vetëm të një eventi por një seri takimesh maratonë përgjatë tre muajsh që stafi do të organizojë në qendrat inovative, inkubatorë, universitete etj,” tha bashkëorganizatori i Albanian ICT Awards në fjalën e tij përshëndetëse Kushtrim Shala.

Ai shpalli të hapur konkursin në gjashtë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeFemra në ICT dhe ICT Shërbimi Publik i Vitit.

Një nga aktivitetet më të bukura në Tiranë që tregon sesa serioz jemi. Shumë pak veta kanë durim që të bëjnë këtë punë çdo vit dhe do një kurajo dhe energji të brendshme,” tha kryetari i bashkisë Veliaj gjatë fjalës së tij të rastit për ICT Awards.

Gjatë mbrëmjes ai zbuloi një surprizë për komunitetin e ICT Awards kur tha se bashkia kishte marrë vendimin për të kthyer Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT-së në rajon.

Valdrin Luka, Ministër për Zhvillimin Ekonomik, përgëzoi ICT Awards për punën e bërë. Ai tha se transformimi dixhital është objektiv kryesor për ne.

“Krahas politikave lehtësuese, në Kosovë jemi duke investuar 50 milionë euro në infrastruktura dhe pas 2 vitesh rreth 90% e territorit do të mbulohet me fibër optike,” vijoi ai.

I pranishëm në aktivitet, përfaqësuesi i një prej sponsorëve tradicionalë që nga edicioni i parë i ICT Awards, Ardian Alaj, bëri me dije se së shpejti Tirana do të kishte ATM-në e saj të parë të monedhës kriptografike Bitcoin, një lajm surprizë për komunitetin teknologjik shqiptarë.

Histori modeste që falë këmbënguljes kthehen në ikona

Fundin e aktivitetit e zuri një panel diskutimi me disa prej historive të suksesit në ICT Awards ndër vite.

Të pranishëm në këtë panel ishin Mërgim Cahani, themelues i motorit më të madh të kërkimit shqiptar Gjirafa.com, Albi Zhulali, themelues i platformës së menaxhimit të hoteleve Softmogul, Genti Selenica, themelues i aplikacionit “Food Delivery” Baboon dhe themeluesja e Girls Coding Kosova Blerta Thaçi.

Mobilitetit i Vitit në edicionin e 5-të Softmogul premtoi integrimin e bitcoin krahas pagesave në Cash, Apple Pay, Android Pay dhe teknologjive më të fundit të cilat i ofron prej kohësh. Investimi prej 2 milionë dollarësh është më i madhi dhënë një startupi shqiptar sipas Albi Zhulali. Bisedimet me disa hotele të mëdha në Itali, Francë dhe Amerikë, që pritet të finalizohen brenda gjysmës së  parë të 2018-ës kishin filluar. Kjo platformë ka përpunuar mbi 1 milionë dollarë transaksione deri më sot.

Baboon, Mobiliteti i Vitit në edicionin e 4-ët jo vetëm që ka shërbyer si platformë “Food Delivery” por edhe ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe ushqimit falë sistemit të vlerësimeve. Mbi 100 mijë shkarkime në të dy platformat dhe 25 mijë klientë besnikë. Përmes Baboon janë kryer porosi me vlerë mbi 1 milionë dollarë.

Inovacioni i Vitit në edicionin e 3-të tha se vizioni ka qenë të ndërtonin dhe zhvillonin ekonominë e internetit në Shqipëri. Gjirafa50, Gjirafa Hall janë disa prej produkteve të reja. Një produkt i ri në punim është një program i inteligjencës artificiale për gjuhën shqipe. Përgjatë 2018-ës priten zgjerime të burimeve njerëzore në Tiranë dhe Shkup.

Nisma e Femrës së Vitit në edicionin e 5-të është një organizatë jo qeveritare me synimin e ndërtimit të trekëndëshit magjik mes teknologjisë, qeverisë dhe rinisë. Bashkëpunimet vijojnë me një sërë institucionesh shtetërore si Policia, Ministria e Punëve të Brendshme, Oda Ekonomike etj. E gjitha kjo bëhet për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës mes institucioneve dhe qytetarëve.

Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë si një ndër më të rëndësishmet në Shqipëri e Kosovë në fushën e ICT-së, ka arritur që të gjejë mbështetje të gjerë të mediave më të mëdha në vend, aktorëve më seriozë të fushës së biznesit, komunitetit e deri në qeveri, ku vetëm një vit më parë nderohet nga Kryeministri i Shqipërisë me Çmimin Bleta e Artë.

Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan HoxhaBanka RaiffeisenVodafone dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Në javët në vijim dhjetëra takime e presin komunitetit shqiptarë të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me të ftuar studentë, novatorë, të rinj, adhurues dhe entuziastë të botës së teknologjisë.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0