Posta Shqiptare nis Front Office për shërbimet publike të portalit e-Albania - Business Magazine Albania

Posta Shqiptare nis Front Office për shërbimet publike të portalit e-Albania


Zyrat e Postës Shqiptare, mund të konsiderohen tashmë si ONE-STOP-SHOP, ku do të ofrohen të gjitha shërbimet e portalit qeveritar e-albania.

Lexoni: Posta Shqiptare: “Tregtia online duhet inkurajuar”

Ky shërbim mundësohet në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Posta Shqiptare sh.a dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila administron portalin unik qeveritar e-albania, që shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Falë kësaj marrëveshjeje, portali e-albania është tashmë i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal, pa shpenzuar kohë në zyrat e administratës si dhe duke evituar burokracitë e panevojshme.

Duke filluar nga data 4 Tetor 2017, në sportelet e Postës Shqiptare në më shumë se 65 sportele të dedikuara në qytetet Tiranë dhe Korçë, do të kryhet emetimi i çertifikatave dhe brenda pak ditëve, ky shërbim do të ofrohet në qyetet Durrës, Fier dhe Lushnjë. Shumë shpejt ky shërbim do të vijohet me rreth 20 shërbime të tjera online.

Posta Shqiptare e ofron këtë shërbim, pasi disponon rrjetin postar me shpërndarjen më të gjerë territoriale, infrastrukturën e nevojshme dhe stafin e trajnuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet kërkesave të qytetarëve.

Lexoni: Ofro mundësi inovative për portalin E-Albania

Posta Shqiptare, fton të gjithë qytetarët shqiptarë të paraqiten në zyrat postare për të përfituar lehtësisht shërbimet që ofron portali e-albania.

/Posta Shqiptare

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0