Posta Shqiptare: "Tregtia online duhet inkurajuar" - Business Magazine Albania

Posta Shqiptare: “Tregtia online duhet inkurajuar”


Posta Shqiptare nuk bie dakord me vendimin e fundit të qeverisë për të tatuar të gjitha blerjet online mbi 22 euro. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Posta Shqiptare thekson se ‘qëndrimi i saj ka qenë dhe mbetet se “tregtia online” duhet inkurajuar, duke rritur pragun e përjashtimeve doganore’.

Por në kushtet e vendimmarrjes së re, me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, Posta Shqiptare do të fillojë nga java e ardhshme proçedura të reja lehtësuese për gjithë klientët.

Posta Shqiptare do të mundësojë nga data 22 gusht kryerjen pranë zyrave të saj edhe të proçedurës së plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore dhe arkëtimit të detyrimit doganor, kundrejt një tarife modeste krahasuar me agjensitë private doganore dhe pagesat doganore në sistemin bankar.

Burimi: gazetadita.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0