Arsyeja kryesore pse talenti vlen vetëm 1% në arritjen e suksesit

Arsyeja kryesore pse talenti vlen vetëm 1% në arritjen e suksesit


Ka një arsye pse talenti nuk po mbivlerësohet, mitizohet në ditët e sotme si dikur. Në vitin 2008, Malcolm Gladwell publikoi librin “Të Jashtëzakonshmit, Historia e Suksesit” ku tregonte arsyet dhe kushtet që i bënë Bill Gates, The Beatles, Moxart dhe studentët kinezë të jenë ekselentë në fusha përkatëse.

Ai arriti të zhbënte mitin që ekzistonte rreth talenteve të lindura, duke ia bashkangjitur talentit një sërë kushtesh, rastësish dhe arsyesh. Ai arriti të shpjegonte se nuk mjafton vetëm talenti për të arritur sukses të jashtëzakonshëm, por një rol shumë të më madh luanin kushtet e jashtme, historia e personit, puna dhe përkushtimi i madh në zhvillimin e talentit, e të tjera.

Në libër, Gladwell thotë: “Për pothuajse një brez të tërë,  psikologët kanë qenë në debate mbi pyetjen se a ekziston talenti i lindur në të vërtetë. Dhe përgjigjia është “Po”. Por problemi me këtë pikëpamje është se sa më shumë që psikologët studiojnë individë të jashtëzakonshëm, aq më shumë binden se talenti  luan një rol të vogël në arritjen e suksesit. Arritja është formulë e thjeshtë: talent + përgatitje (punë e madhe).”

Lexoni: Produktiviteti dhe çfarë duhet të bëjmë për të arritur atë

Kjo është një arsye më shumë që më shtyn të punoj me entuziazëm me njerëz që janë të talentuar por nuk janë të orientuar të zhvillojnë talentet e tyre në mënyrën e duhur. Është një mendësi e gabuar, një set besimesh të pavërteta që i mban shumë njerëz larg arritjeve të mëdha, larg suksesit të merituar, larg zbulimit dhe vënies në jetë të talenteve të tyre.

Ka një arsye të thjeshtë pse unë si trajner personal i ndihmoj njerëzit të zbulojnë talentet e tyre: Nëse ti zbulon një aftësi të lindur e cila rrjedhimisht të përmbush dhe të jep kuptim për veten dhe botën, ti do të punosh me entuziazëm duke shfrytëzuar atë aftësi për të krijuar apo punuar në një fushë të caktuar. Dhe është pikërisht entuziazmi për punën, përmbushja që sjell një punë me kuptim ajo për të cilën njerëzit kanë nevojë dhe u mungon sot. Është kjo aftësi që do t’i jepte kuptim pyetjes: Për çfarë motivi zgjohesh në mëngjes?

“Çfarë bëjnë njerëzit e sukesshëm? Punojnë vërtet shumë”

Artikull nga Anila Bashllari.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0