Ferma Amalthia, MIKJA QË U RRIT sa hap e mbyll sytë!

Ferma Amalthia, MIKJA QË U RRIT sa hap e mbyll sytë!


Ejonën e kemi parë si konkurrente të emisionit televiziv “Do you have an idea?”, e cila me fermën e saj “Amalthia” arriti deri në finale duke përfituar një klient të madh siç është rrjeti i supermarketeve Spar me mbështetjen e Z. Samir Mane. Për t’u njohur më shumë me Ejonën dhe fermën Amalthia, Business Mag ka realizuar një intervistë ekskluzive.

BM: Përshëndetje Ejona! A mund të na tregoni më shumë rreth vetes dhe shkollimit tuaj si dhe cilat kanë qenë disa nga punët e para që keni bërë?

E: Përshëndetje! Faleminderit për këtë intervistë. Shkollimi im do të duket i largët me atë çfarë unë zgjodha të bëj, por që realisht zë një vend potencial në administrimin e fermës. Kam mbaruar të mesmen teknike ekonomike, specialiste për sistemin e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, të lartën për Financë Publike. Studimet i kam mbaruar jashtë, por zgjodha të kthehesha në Shqipëri për të kontribuar ndoshta shumë pak këtu me eksperiencën modeste që mora gjatë studimeve.

Kam pasur fatin që pas një periudhe jo shumë të gjatë pritjeje të punësohesha pranë disa firmave serioze në sektorin privat në Shqipëri. Fillimisht si ndihmëse në sektorët e zhvillimit të kompanive derisa pas një periudhe 3 vjeçare me shumë punë, intuitë në zgjidhjen e problemeve apo elasticitet në marrjen e vendimeve të rëndësishme të luaja rol në administrimin e këtyre firmave. Sigurisht kjo dhe falë besimit që më dha bordi drejtues.

BM: Çfarë ju shtyu të linit profesionin në financa publike për të hapur një sipërmarrje tuajën?

E: Vendimi për të hapur fermën Amalthia ishte rastësor dhe i shpejtë. Në Shqipëri gjërat po ndryshonin, firma ku po punoja po tkurrte investimet, kisha shumë kohë të lirë që po më dukej se po e çoja dëm. Arrin një moment që ti e kupton që vullneti, dëshirat e tua apo ambicia jote nuk po plotësohet. Rrezikoja të mbetesha pa punë, gjë që nuk mund ta pranoja.

Kujtoja peripecitë e para kur u ktheva që kërkoja punë. Nuk mund t’ia lejoja më vetes të hapja një kapitull që kisha vite që e kisha mbyllur. Kështu si çdo vendim të shpejtë që unë marr, kur janë serioze nuk mendohem 2 herë, duke marrë shkas dhe nga një spot publicitar për subvencionet që shteti shqiptar jepte në bujqësi, u largova nga zyra për t’u bërë fermere.

AmalthiaBM: Çfarë është ferma Amalthia për ty? Cili ka qenë frymëzimi yt për ta ndërtuar atë? A ka ndonjë kuptim të veçantë emri Amalthia?

E: Ferma Amalthia, mikja që u rrit sa hap e mbyll sytë pa e kuptuar unë, më ka bërë akoma më shumë të përgjegjshme dhe më kujton që duhet të kujdesem më tepër për veten.

Frymëzimin e parë e kam marrë nga Bullgaria. Më pas kam vizituar gjatë Ballkanin, se si janë ndërtuar komplekset blegtorale. Paralel kam lexuar dhe mbi legjislacionin në BE, se çfarë parametrash duhet të kenë këto komplekse blegtorale. Sigurisht ka qenë një staf i tërë nga mbrapa që më ka ndihmuar që ferma të ketë sukses. SBC është një nga institucionet që më ka ndihmuar për hartimin dhe zhvillimin e planit të biznesit. Partnerët e mi në punë dhe familja ime bëjnë çmos që dëshirat dhe ambiciet që kam t’i zhvilloj dhe t’i jap një nocion tjetër blegtorisë në një fshat të vogël të Durrësit.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Ndërsa për emrin duhet të falenderoj disa miq, ku para 1 viti mora pjesë në një Startup, bëmë një brainstorming se si do të quhej ferma. Kërkuam disa elemente dhe në darkë në qetësi zgjodha emrin. Amalthia është dhia që ka rritur Zeusin dhe më pas është bekuar nga ai. Por edhe pse vjen nga mitologjia kuptimi i vetëm i saj është Amli i Thisë! Qumështi i Dhisë.

BM: Ku ndodhet ferma? Cili është kapaciteti i saj? Sa kohë ka që operon dhe sa punonjës janë pjesë e saj?

E: Ferma ndodhet në Fshatin Rinia në Durrës. Për ta konceptuar, ndërtuar dhe jemi krenar e them këtë pa asnjë modesti pasi të gjithë kanë dhënë kontributin që të jetë nga fermat e pakta në Shqipëri ekologjike, si dhe për të bërë studimin e tregut, planin e biznesit, marketingun dhe për të gjetur burimet financiare të nevojshme na është dashur një vit kalendarik Janar 2015-30 Dhjetor  2015.

Më pas gjatë vitit 2016 jemi marrë me rritjen e tufës dhe mirëmbajtjen e saj, për të siguruar një ushqim bio për kafshët dhe prodhimtarinë e qumështit, sigurisht dhe me prodhimin e nënprodukteve nga qumështi i dhisë në kapacitete të vogla. Ndërsa 2017-a ishte viti, gjatë të cilit ne i dhamë përparësi prodhimit të llojeve të ndryshme të djathit. Stafi jonë përbëhet prej 10 vetash, i mjaftueshëm për kapacitetin që kemi tani.

AmalthiaBM: Kemi parë që produktet e fermës tuaj tashmë mund t’i gjejmë edhe në një dyqan në Tiranë. Për këdo që mund të jetë i interesuar, ku ndodhet ky dyqan dhe çfarë produktesh ofrohen aty?

E: Po tashmë pranë Stadiumit Selman Stërmasi, rruga “Emin Duraku” kemi hapur një dyqan të vogël ku mund të gjeni shumëllojshmëri djathrash nga qumështi i dhisë, djathin me erëzat e freskëta, me luleshtrydhen dhe boronicën nga Bjeshkët tona, me tartufin e zi që mblidhet në malet e Gjirokastrës, kaçkavallin, djathin me çokollatë, riccotën e freskët etj.

BM: Si nis dhe përfundon dita për Ejonën?

E: Mëngjesi me panik se çfarë duhet të bëj më përpara dhe akoma se kam mësuar që brenda 24 orëve është e pamundur t’i arrish të gjitha. Gjithsesi tani është një periudhë që jemi në investim dhe të ngarkuar. Gjë që nuk më lë shumë hapësirë për t’u kujdesur në fermë, por merrem më tepër me pjesën administrative dhe prodhimin. Tashmë po studioj për t’u bërë inxhiniere qumështi dhe teknologe, sigurisht pasditeve ndodhem në dyqan.

BM: A e keni parë veten në vështirësi përgjatë kohës që e keni drejtuar fermën? Ku e gjeni motivimin për të vazhduar përpara?

E: Shumë herë dhe gjithmonë ngelem pa një plan B, që duhet ta improvizoj në moment dhe të futet në zbatim. Jam gjakftohtë përballë vështirësive dhe s’kam panik. Frymëzim jo, po forcën akoma se kam gjetur nga buron, le të themi pasion dhe këmbëngulje.

BM: Kush kanë qenë mbështetësit e tu përgjatë këtij rrugëtimi?

E: Familja ime, miqtë, ata që kanë besuar në këtë projekt dhe tashmë konsumatorët.

BM: Le të flasim pak për pjesëmarrjen tuaj në “Do you have an idea?”, si e keni përjetuar eksperiencën dhe çfarë të mirash ka sjellë ajo për ju?

E: Ishte shumë e bukur dhe plot emocione.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Kam mësuar shumë gjëra gjatë kësaj eksperience nga të gjithë konkurrentët, madje i kam ndjekur me shumë vëmendje. Kontrata me rrjetin e supermaketeve Spar, përfaqësimi në Panair, por dhe plot dashuri nga shumë teleshikues.

AmalthiaBM: Ku e sheh fermën Amalthia pas disa vitesh?

E: Një kompleks, i cili pasi të ketë plotësuar kapacitetin e plotë të saj prej 1,800 kokë dhish, të ketë marrë dhe një drejtim në aspektin studimor, kërkimor që do të bashkëpunojë me Universitetin Bujqësor për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori të rëndësishëm në ekonominë e këtij vendi.

BM: Për të gjithë lexuesit e Business Magazine dhe për të rinjtë, të cilën aspirojnë të kenë një sipërmarrje të tyren, cila është këshilla që Ejona jep?

E: Kujdesuni për atë që dëshironi dhe mundësi ka kudo, mjafton që të besoni!

BM: Faleminderit për intervistën dhe suksese!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0