“Women in Tech” nga Plug and Play, një pasdite frymëzimi dhe lid... - Business Magazine Albania

“Women in Tech” nga Plug and Play, një pasdite frymëzimi dhe lidershipi femëror në teknologji

Plug and Play Tirana vijon misionin për të forcuar ekosistemin inovativ shqiptar përmes një serie aktivitetesh frymëzuese dhe bashkëbisedimesh që sjellin në qendër themelues, profesionistë të rinj, gra në teknologji dhe shumë aktorë të tjerë industrisë. Pasditja e datës 17 prill u kthye në një nga ato momente ku idetë marrin jetë dhe shembujt e suksesit frymëzojnë brezin e ardhshëm të inovatorëve.

Në ambientet e “Innovation Hub” në katin -1 të Piramidës së Tiranës, u zhvillua eventi “Women in Tech”, një panel i menduar për të vlerësuar dhe fuqizuar rolin e grave në industrinë teknologjike, sidomos në epokën e inteligjencës artificiale.

Lexo gjithashtu: Startupet fituese të Plug and Play Tirana

Pjesë e panelit ishin emra të njohur të fushës:

Anna Lena Drewitz, Drejtuese e Strategjisë Korporative në Lufthansa Group, ndau përvojën e saj mbi mënyrën se si një prej kompanive më të mëdha ajrore në botë ndërton strategjitë teknologjike dhe organizative.

Dr. Kathrin Steinbrink, Drejtuese e AI XPRESS, solli një perspektivë të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron inteligjenca artificiale, veçanërisht në drejtimin nga gratë.

Ledi Imeraj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Inovacion dhe Ekselencë, theksoi rëndësinë që institucionet publike të mbështesin gratë që synojnë një karrierë në teknologji dhe inovacion.

Moderimin e bisedës e mbajti Hannah Boomgaarden nga Plug and Play, e cila i dha panelit një ritëm të këndshëm e të afërt për publikun e larmishëm që mori pjesë.

Diskutimet u fokusuan në mënyrat se si mund të rritet përfaqësimi i grave në sektorin e teknologjisë, rëndësinë e mentorimit dhe mbështetjes ndërmjet femrave në karrierë, si dhe në përballjen me paragjykimet gjinore në mjediset profesionale.

Lexo gjithashtu: “Vaksina psikologjike” kundër lajmeve të rreme/ Si mund të mbrohemi nga dezinformimi online?

“Women in Tech” nuk ishte thjesht një diskutim,  ishte një dëshmi se si fuqizimi i grave në teknologji nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri për të ardhmen e inovacionit.

Organizuar me mbështetjen e Albanian-American Development Foundation, Idemia Smart Identity, Bashkisë së Tiranës dhe vetë Piramidës së Tiranës, ky aktivitet u kthye në një moment reflektimi, motivimi dhe ndërlidhjeje për të gjithë të pranishmit.

Inovacioni merr jetë kur idetë ndahen. Plug and Play Tirana po sjell më pranë komunitetit shqiptar historitë që frymëzojnë dhe udhëheqin ndryshimin.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0