IFA 2017, ja cilat janë produktet që prezantoi Samsung - Business Magazine Albania

IFA 2017, ja cilat janë produktet që prezantoi Samsung


I hapur në 1924 nën emrin “Panairi Ndërkombëtar i Radios në Berlin” (Internationale Funkausstellung Berlin) IFA renditet sot si një prej panaireve teknologjike më të mëdha në botë duke i dhënë mundësinë çdo kompanie të prezantojë risitë e tyre.

I tillë ishte edhe ky edicion, i cili nisi në datë 30 Gusht për median dhe hapi dyert për publikun me datë 1 Shtator. Për të parën herë aktivitetet e IFA Berlin u mbuluan nga Geek Room i cili ishte aty për të raportuar në kohë reale në rrjetet sociale se çfarë po ndodh dhe cilat janë produktet më të veçanta.

Konferenca më e madhe e mbajtur në IFA 2017, ajo e Samsung, nisi ditën e mërkurë në Tempodrom, një prej ambienteve më të mëdha të eventeve në Berlin e cila mirëpriti median ndërkombëtare për të lançuar një seri produktesh fantastike nën logon e Samsung dhe nën sloganin “Your New Normal”.

Lexoni: SAMSUNG ELECTRONICS PËRCAKTON NORMALITETIN E RI TË JETËS NË IFA 2017

Duke ruajtur traditën, konferenca e Samsung na prezantoi me teknologjinë e re të perdorur në lavatriçet AddWash, me të cilën tani mund të shkurtojë proçesin deri në përgjysminim e tij. Falë app “HomeCare Wizard” lavatriçja mund edhe të komandohet direkt nga smartphone juaj, edhe jashtë shtëpisë.

Samsung Powerstick Pro, një fshesë korenti dinamike, e shpejtë dhe me një design perfekt që mbi të gjitha lejon fshesën të futet në cepat më të vështira të shtëpisë, kjo duke u kujdesur edhe për qëndrimin e shpinës tuaj.

The Frame, një platformë moderne që i jep mundësinë galerive dhe artistëve për të shprehur artin e tyre por në të njëjtën kohë edhe konsumatorëve të vendosin vetë, sa herë të duan për imazhet e shfaqura.

Q8F, seria e re e televizorëve smart bazuar në teknologjine QLED të prezantuar në Shkurt të këtij viti dhe që këtë edicion të IFA u pasurua me 14 modele të rinj.

Lexoni: Samsung Electronics Zgjeron Linjën e Televizorëve Premium në IFA 2017

QLED Gaming Monitor bën zyrtarisht një hap para në perfshirjen e Samsung në botën e gaming me një ekran Super Ultra Wide Screen në rezolucionin 32:9. I testuar nga gamerat më të suksesshëm, ky është shembulli perfekt se si kualiteti dhe teknologjia ndryshojnë përjetimet në lojë.

Gear Sport, ora inteligjente e cila prish barrierat midis përditshmërisë dhe jetës aktive. Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, Gear Sport bëhet shoqëruesi më i mirë si në pishinë ashtu edhe në mal. Por jo vetem kaq, kjo orë inteligente është asistenti yt gjatë vrapimit pasi falë teknologjise së saj, në kohë reale ju njofton nëse duhet të përshpejtoni, ulni shpejtësinë apo t’ju motivojë të vazhdoni siç po vraponi!

Lexoni: Speedo dhe Samsung Krijojnë Dallgë Partneriteti për të Sjellë tek Gear Fit2 Pro dhe Gear Sport Aftësitë më të Mira Gjurmuese në Not

Gear Fit2 Pro, krijuar nga një ekran AMOLED i harkuar dhe teknologji të përshtatur për aktivitet fizik, ai vjen në dy ngjyra, e zezë dhe e kuqe sportive. Më i lehtë në dorë se paraardhësi i tij dhe me më shumë applikacione.
E veçanta e serisë së re të Gear është partneriteti i Samsung me Spotify dhe Under Armour për ti krijuar përdoruesit mundësinë të shkarkojë këngët e tij të preferuara dhe të përdori një seri app të dedikuara aktivitetit sportiv.

Të fokusuar jo vetëm në aktivitetin e përditshmerisë tuaj por edhe në muzikën që ju emocionon, Samsung ka krijuar Gear IconX 2018. Këto kufje wireless mund të ofrojnë deri në 7 orë muzikë dhe kanë një memorie 4GB që do të thotë se nuk është gjithmonë e rëndësishme të kesh me vete smartphone-in tënd.

Geek Room shpenzoi një ditë të plotë në godinën e Samsung dhe ajo çfarë përjetuam ishte magjike por edhe e shijshme! Një drekë e përgatitur në kuzhinën me pajisje Samsung nga tre shefa Michelin bëri diferencën këtë edicion të IFA.

Historia ka treguar se Samsung është një prej besnikëve më të mëdhenj të IFA dhe kjo shpjegon më së miri se pse gjigjandi korean vendos që çdo Shtator të lançojë seritë e reja si pjesë e këtij panairi.

burimi: In TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0