Në Itali ka 32.000 biznese të emigrantëve shqiptarë

Në Itali ka 32.000 biznese të emigrantëve shqiptarë


Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali posedojnë rreth 32 mijë biznese. Të dhënat janë bërë publike nga Unioni i Dhomave italiane të Tregtisë, në raportin vjetor mbi ecurinë e ndërmarrjeve të huaja.

Sipas raportit, në total shtetasit e huaj posedojnë mbi 580 mijë biznese në Itali. Vendin e parë e mbajnë emigrantët marokenë, të cilët numërojnë mbi 68 mijë sipërmarrje. Në vendin e dytë e të tretë renditen shtetasit kinezë dhe ata rumunë, ndërsa shqiptarët rezultojnë komuniteti i katërt i huaj me numrin më të madh të ndërmarrjeve në Itali.

Sipas Unionit Italian të Dhomave, fusha më e preferuar e shqiptarëve për të bërë biznes është tregtia, ndërsa në vendin e dytë renditet sektori i ndërtimit.

ne-itali-ka-32-000-biznese-te-emigranteve-shqiptare-businessmag

Të dhënat zyrtare nga Instituti Italian i Statistikave tregojnë se, në Itali jetojnë gjithsej rreth 450 mijë shtetas shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre, veçanërisht ata që kanë emigruar në vitet e para, tashmë i kanë hyrë botës së biznesit duke qenë një nga komunitet më aktive në jetën ekonomike të Italisë.

Shifra prej 32 mijë biznesesh që emigrantët shqiptarë zotërojnë në Itali është gati sa 20% e të gjithë bizneseve aktive në Shqipëri. Kjo do të thotë se shqiptarët tashmë nuk bëjnë biznes vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por janë sipërmarrës pothuaj kudo nëpër Europë.

/BalkanEU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0