Pse femrat ndryshe nga meshkujt pa kuptuar penalizojnë startup-et e tyre?

Pse femrat ndryshe nga meshkujt pa kuptuar penalizojnë startup-et e tyre?


Bota e investimeve të ndërmarrjeve të vogla që riskojnë, për sa i përket faktit se kush jep më shumë para dhe se kush e merr pjesën më të madhe të tyre, anon drejt meshkujve. Sipas studimit të vitit të fundit nga Crunchbase, gratë përbëjnë vetëm 7% të partnerëve në 100-ëshen e parë të listës së firmave të këtij lloji. Dhe në 2016, themelueset femra rezultojnë të kenë marrë pak më shumë se 2% të fondit të VC-s.

Çfarë fshihet pas këtyre shifrave kaq të ndryshme? Një kërkim i fundit i ndërmarrë nga studiues të Shkollës së Biznesit të Kolumbisë dhe Wharton School të Universitetit të Pensilvanisë, konstatoi se natyra e pyetjeve drejtuar themeluesve meshkuj dhe femra ndryshojnë tej mase dhe si rrjedhojë kanë edhe ndikim në shumën e parave që marrin themelueset femra.

Lexoni: A po përmirësohen gjërat për femrat në biznes?

Studiuesit hulumtuan marrëdhënien mes 140 sipërmarrësve kapitalistë (60% e të cilëve meshkuj dhe 40% e tyre femra) dhe 189 sipërmarrësve (12% e të cilëve ishin femra) në pikën kulmore të seancave të TechCrunch Disrupt në New York. Së fundmi ata zbuluan, se ndërkohë që niveli i kompanive ishte pothuajse njëlloj përsa i përket shumës së parave që ato kërkonin, kompanitë me themelues meshkuj ishin rritur 5 herë më shumë se startup-et e drejtuara nga femrat.

Konkretisht, ndërkohë që meshkujt merreshin me pyetjet rreth potencialeve të kompanisë së tyre për sukses, femrat drejtoheshin nga pyetjet sesi mund të shmangin krizat dhe dështimet. 67% e pyetjeve drejtuar themeluesve meshkuj, sipas përshkrimit të studiuesve të Harvard Business Review, ishin “të orientuara nga promovimi”, por 66% e pyetjeve drejtuar themelueseve femra ishin pyetje “të orientuara nga parandalimi i fenomeneve”.

Kur meshkujve u drejtoheshin pyetje të tilla si: “Si planifikoni ta monetizoni këtë?” kur bëhet fjalë për shitjet, femrat pyeteshin “Sa kohë do t’ju duhet që të shkëputeni, ose të parandaloni këtë fenomen?”. Përsa i përket të ardhmes, meshkujt pyeteshin se “Çfarë eventesh të rëndësishme synoni për këtë vit?”, ndërkohë që femrat pyeteshin “Sa të parashikueshme janë prurjet tuaja të ardhshme cash?”

Në momentin që sipërmarrësit bllokoheshin në atë vorbull, ishte e vështirë të dilje që aty. 85% e përgjigjeve të themeluesve ishte në përputhje me atë që kërkohej nga pyetjet. Një pyetje me natyrë parandaluese merrte një përgjigje të kësaj natyre.

Lexoni: “ICT Femra e Vitit,” Blerta Thaçi: “Vizioni ynë është që të krijojmë një sektor pa paragjykime të IT-së në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit”

Themeluesit, të cilët u pyetën kryesisht me pyetje që kërkonin informacion rreth disfatave, u rritën me një mesatare prej 2.3 milionë dollarësh, ndërkohë që sipërmarrësit të cilëve iu drejtuan pyetje të cilat synonin informacion rreth zhvillimit, u rritën më një mesatare prej 16.8 milionë $.

“Duke iu përgjigjur pyetjeve të kësaj natyre promovuese, sipërmarrësit meshkuj përforconin lidhjen e tyre me bashkësinë e preferueshme të përfitimeve; femrat sipërmarrëse të cilat u përgjigjen pyetjeve duke dhënë informacion rreth humbjeve dhe planeve parandaluese, pa kuptuar penalizojnë startupet e tyre duke bërë që të mbeten në fushën e humbjeve dhe dështimeve.”– shpjegojnë studiuesit në Harvard Business Review.

Me këtë informacion që kanë në duar, studiuesit realizuan një eksperiment sipas kushteve të hulumtuara, gjatë seancave më kulmore, duke rekrutuar 194 investues dhe 106 njerëz të zakonshëm. 30% e sipërmarrësve kapitalë ishin femra, që përbënin edhe 47% të njerëzve të zakonshëm. Të dy grupet e investuesve, pjesë e eksperimentit përfunduan duke dhënë rreth 30.000$ më shumë tek sipërmarrësit që dhanë përgjigje që kishin në thelb promovimin, se ata që dhanë përgjigje rreth masave parandaluese për situata të ndryshme.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0