Ja çfarë i mësoi Harvard John Kennedy (nga e cila mund të mësoni dhe ju) - Business Magazine Albania

Ja çfarë i mësoi Harvard John Kennedy (nga e cila mund të mësoni dhe ju)


Në vitin 1937, kur ai ishte vetëm 20 vjeç dhe një i ri në Harvard, John F. Kennedy doli para shokëve të tij të klasës dhe mbajti një fjalim të Presidentit Franklin D. Roosevelt.

Pasi mbaroi, mësuesi e vlerësoi performancën e tij me 7.

Ndoshta mësuesi gjeti gabim në stilin e të folurit të Kennedy-t. Ose ndoshta nuk mendonte se Kennedy kishte mbështetur argumentet e tij me dëshmi të mjaftueshme.

Ne kurrë nuk do të dimë arsyen e vërtetë që profesori i dha atij një 7. Por ne e dimë se ky student, i cili mori 7 në një orë të të folurit në publik në Harvard, u kthye në një nga oratorët e mëdhenj në botë.

Lexoni: 26-vjeçari milioner: “Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë ju duhet për të qenë të suksesshëm”

E përmend këtë shembull, sepse thekson një nga arsyet pse notat nuk janë treguesi më i mirë i talenteve dhe aftësive të një studenti, as nuk janë një parashikues i mirë i suksesit të tyre të ardhshëm në vendin e punës ose në jetën në përgjithësi.

Disa studime kanë treguar se performanca në shkollë, e matur sipas notave dhe rezultateve në testet e standardizuara, nuk korrespondon me suksesin pas diplomimit. “IQ ofron pak për të shpjeguar fatin e ndryshëm të njerëzve me premisa, shkollim dhe mundësi të barabarta,” shkruan Daniel Goleman në librin e tij më të shitur, Inteligjenca Emocionale. “Kur 95 nxënës të Harvardit nga klasa e viteve 1940 ishin në moshën e mesme, personat me rezultatet më të larta në kolegj nuk ishin veçanërisht të suksesshëm në krahasim me kolegët e tyre me notat më të ulëta në aspektin e pagës, produktivitetit apo statusit në fushën e tyre, madje nuk kishin as jetën që pritej, as lumturinë më të lartë në familje, shoqëri apo marrëdhëniet romantike.

Dhe me rritjen e inteligjencës artificiale dhe “machine learning”, aftësitë që nxënësit duhet të mësojnë për të gjetur një punë dhe të jenë të suksesshëm po ndryshojnë shpejt. Në një artikull të kohëve të fundit të HBR, Ed Hess, një profesor në Shkollën e Biznesit të Darden në Universitetit të Virxhinias, argumenton se në epokën e IA, përkufizimi ynë për termin “i zgjuar” do të transformohet tërësisht. Meqë nuk do të kemi shumë mundësi kundër superkompjuterëve që mund të llogarisin shumë më shpejt se truri jonë, ndoshta do të duhet të mbështetemi në mënyra krejtësisht të ndryshme që njerëzit të shtojnë vlerën e tyre.

Lexoni: Sa rëndësi kanë notat për të qenë të suksesshëm?

I zgjuari i ri do të përcaktohet jo nga çfarë di, por nga cilësia e të menduarit, dëgjimit, bashkëpunimit dhe të mësuarit. Sasia është zëvendësuar me cilësi dhe kjo zhvendosje do të na mundësojë që të fokusohemi në punën e vështirë duke i çuar aftësitë tona njohëse dhe emocionale në një nivel shumë më të lartë“, argumenton Hess.

Pra, çfarë duhet të bëjnë universitetet dhe shkollat pasuniversitare në lidhje me notat? Para se të ndërmarrin hapin radikal të eleminimit të notave, ekziston një masë e përkohshme që shkollat mund të ndërmarrin: parimi i “mos pyet, mos trego”.

Më shumë se 20 vjet më parë, kur isha në shkollën e biznesit, shokët e klasës kolektivisht vendosën të ndalonin dhënien e notave për rekrutuesit e korporatave. Shumica prej nesh që ishim munduar gjatë viteve tona universitare për të fituar një mesatare të lartë, për të cilën ne besonim se do të rriste mundësitë tona për të fituar pranimin në një program konkurrues MBA, ky ishte një veprim vërtetë me rëndësi dhe një që ne të gjithë e përqafuam me entuziazëm.

Ajo që u bë ishte e thjeshtë, por me impakt të fuqishëm: Ajo hoqi barrën e studimit për hir të marrjes së notave të mira. Eleminimi i këtij presioni na liroi të përqendroheshim plotësisht në të mësuarit tonë. Gjithashtu, na dha guximin të merrnim mësime në fusha sfiduese, të cilat do t’i kishim hequr për shkak të frikës nga dëmtimi i mesatares. Disa morën lëndë shtesë thjesht, sepse i gjetën interesante dhe relevante për planet e tyre të karrierës.

Politika jonë e notave “mos pyet, mos trego” nuk krijoi asnjë kundërshtim nga rekrutuesit që vinin në kampus për të na punësuar. Asnjë nga kompanitë me të cilat jam intervistuar për punë verore pas vitit të parë të shkollës së biznesit ose për punë të rregullt pas vitit të dytë, nuk më pyetën se cilat ishin notat e mia. Dhe nuk kisha asnjë detyrim t’i tregoja ato. Më në fund përfundova në një punë me firmën time të preferuar, një firmë me të cilën punoja që nga ajo kohë.

Lexoni: Sipërmarrësit e suksesshëm nuk e bëjnë kurrë këtë gabim

Disa muaj më parë, festuam ribashkimin tonë 20-vjeçar. Nga ajo mund të them se, mos-zbulimi i notave tona nuk kishte asnjë ndikim në trajektoret e karrierës sonë. Të gjithë dukeshin shumë mirë, disa ishin bërë drejtues të lartë në firma të mëdha dhe të vogla, ose sipërmarrës që drejtonin bizneset e tyre.

Politika e mos-zbulimit ka funksionuar mirë për mua dhe shokët e mi të klasës që para 20 vjetëve. Mund të funksionojë edhe për studentët e sotëm.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0