Rreth 1,000 amvisa me të ardhura të ulëta, në një nga rrethet më të varfra të qytetit do të zgjidhen rastësisht për të marrë pagesa mujore prej 400€ (450$) deri në 525€ (590$) për dy vjet. Të tre këto programe do t’i kushtojnë BE-së 13 milionë € (14.7 milionë $).
Studimi është i fundit pas një seri përpjekjesh hulumtuese të nisura anembanë globit në muajt e fundit për të vënë politikat në provë në një mjedis të botës reale.
Ideja e një të ardhure universale bazë, një sistem në të cilin një qeveri do t’i jepte çdo qytetari pagesa të barabarta po merr vëmendje kohët e fundit, falë mbështetjeve nga emra të nëdhenj të Silicon Valley (më së fundmi Mark Zuckerberg) dhe nga kërcënimi i humbjes së punës nga automatizimi.
Tashmë këtë vit, eksperimentet janë shpallur ose lançuar në Ontario, Oakland dhe Uganda, përveç qyteteve europiane.
Një sondazh në fillim të këtij viti zbuloi se 7 në 10 europianë do të votonin për një politikë të UBI nëse do t’i jepej shansi.
Pavarësisht nga mbështetja e supozuar popullore, populli i Zvicrës votoi kundër një propozimi të tillë, në një referendum vitin e kaluar.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një grup ndërqeveritar i demokracive të tregut të lirë muajin e kaluar doli në konkluzionin që nëse UBI do të zbatohet në të gjithë vendet europiane do të kërkonte rritje të konsiderueshme të taksave.
Burimi: mashable.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto