5 mënyra sesi të pajtoheni me kritikat - Business Magazine Albania

5 mënyra sesi të pajtoheni me kritikat


Gjithkush që arrin edhe suksesin më të vogël do të duhet të merret me kritikët, kështu që ju duhet të mësoni se si të silleni me to. Unë kam trajtuar shumë kritika për shkak të suksesit tim, prandaj këtu janë pesë mënyra efektive që të gjithë duhet t’i dinë në lidhje me to.

– Jini të gatshëm të mësoni çdo person, edhe nëse ata ju urrejnë

Unë drejtoj Challenge Millionaire dhe studenti im i parë më urrente. Ai e urrente mënyrën se si e e drejtoja atë dhe i urrente detyrat e vështira që i jepja. Megjithatë, unë nuk u ndikova nga kjo gjë. E dija që nëse ai student nuk do të dorëzohej, do të bëhej ai që dëshironte të bëhej.

Mos lejoni që ndjenjat personale të ndërhyjnë në rrugën tuaj. Mësojini dhe edukojini ata se si të arrijnë qëllimet e tyre. Kjo është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur atyre që ju urrejnë.

Lexoni: Si të pranoni dështimin?

– Tregoni të vërtetën, pavarësisht gjithçkaje

Kritikët shpesh sulmojnë njerëzit, sepse nuk besojnë në sukseset e tyre. Kontrollojeni veten dhe jini të hapur për dështimet tuaja. Jini të ndershëm me veten dhe me të gjithë përreth jush, sepse njerëzit i pëlqejnë gjërat e vërteta. Ata nuk i kanë qejf njerëzit fallco. Nëse je transparent, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Njerëzit mendojnë se duhet të duken të përsosur gjatë gjithë kohës për të fituar më shumë në biznes, por kjo nuk është një gjë realiste. Unë kam fituar më shumë në biznes thjesht duke pranuar gabimet dhe mangësitë e mia, sepse jam e vertetë dhe njerëzit e vlerësojnë të vërtetën.

– Mësohuni me dyshuesit

Dyshimi nuk është një fyerje. Është një reagim i natyrshëm ndaj diçkaje që i frikëson njerëzit. Nuk është asgjë personale, edhe pse të gjithë e mendojnë kështu.

Thjesht merrni frymë thellë dhe mendoni se pse po dyshojnë tek ju, në vend që të fokusoheni në sulmet personale. Ky lloj mendimi do iu frymëzojë juve për të ndryshuar të menduarit e të tjerëve.

– Nuk ka asgjë të keqe me eksperimentet dhe gabimet

Është e lehtë të fyhesh nga kritikët kur provoni të bëni diçka të re, por shumë sipërmarrës e vlerësojnë këtë gjykim si shtysë për sukseset e tyre të mëvonshme. Shumë sipërmarrës nuk kanë pasur një mentor, i cili mund t’i këshillonte dhe t’i drejtonte në rrugën e duhur dhe ata duhej të shpenzonin shumë kohë në ekperimentimin me idetë e reja të biznesit.

Mësimi nga gjykimi dhe gabimi është shpesh mënyra e vetme për të mësuar. Mos u trembni nga kjo vetëm, sepse i ndruheni asaj që thonë kritikët.

Lexoni: 6 gabime që iu bëjnë të dukeni jo të sigurt

– Të dini kur të kërkoni falje

Kritikët do të dalin kudo ku ju të shkoni. Ndonjëherë kam një qëndrim të keq dhe mësimi që unë jap mund të jetë frustrues, por duke kërkuar falje dhe duke e zotëruar veten gjatë përpjekjes për t’u përmirësuar, nxënësit e mi më kuptojnë.

Gabimet janë mundësia juaj më e mirë për të mësuar dhe për t’u rritur.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0