6 gabime që iu bëjnë të dukeni jo të sigurt - Business Magazine Albania

6 gabime që iu bëjnë të dukeni jo të sigurt


Ti e bëre prezantimin në mënyrë perfekte, i suprizove të gjithë. Është e rrënjosur në memorien tënde, je i sigurt që prezantimi dhe gjuha e trupit ishte ne mënyrën e duhur.

Por nuk është kjo ajo që audienca ose bashkëbiseduesi sheh. Ata shohin dikë që ndihet nervoz dhe vetëdijëshëm.

Kualiteti i informacionit është i mirë por ti shmang kontaktin sy më sy dhe lëvizjet e panumërta po te shpërqëndrojnë nga përcjellja e mesazhit kryesor.

Ska rëndësi sa të sakta janë fjalët tona, pjesa jo verbale shpesh flet më shumë se fjalët. Ja gjashtë gabime në gjuhën e trupit që të ulin vetëbesimin, në mënyrë që ti ndaloni ato menjëherë:

  1. Shmangia e kontaktit sy më sy.

6-gabime-qe-ju-bejne-te-dukeni-jo-te-sigurt-businessmag

Të mos bësh kontakt sy më sy- me një bashkëbisedues ose të zgjedhësh një person në një audiencë të madhe- është e sigurt që shfaqesh nervoz ose pa vetëbesim.

Është më mirë të ‘ngulni sytë’ te dikush kur jeni duke folur. Të bënë të shfaqesh me më shumë vetëbesim dhe I bënë fjalët e tua më të prekshme nga audienca.

  1. Të bësh gjeste në drejtim të trupit tënd.

6-gabime-qe-ju-bejne-te-dukeni-jo-te-sigurt-businessmag

Dihet që të rrish në vend si një ‘robot’ s’do të të ndihmojë. Duke bërë gjeste me duar është vetëm gjysma e punës – duhet të sigurohesh që po bënë gjestet e duhura.

Kur jemi nervoz, shumë nga ne kemi tendencën të bejmë gjeste të vogla në drejtim të trupit tonë. Rezistoji kësaj tendence, dhe më mirë fokusohu në lëvizjen në drejtim të personit që jeni duke bashkëbiseduar. Do të rrisi nivelin e vetëbesimit në mënyrë të menjëherëshme.

  1. Të ndejturit shtrembër

6-gabime-qe-ju-bejne-te-dukeni-jo-te-sigurt-businessmag

Pozicioni juaj eështë një tregues i madh në mënyrën se si ndiheni. Kur ne rrimë shtrembër, kemi premisën të dukemi më të vegjël dhe të tërheqim më pak vëmendje.

Kuptohet qartë, që ky nuk është qëllimi jonë kur jemi duke bashkëbiseduar. Kështu që tërhiq shpatullat mbrapa, ngrije mjekrën lartë dhe fliti fjalët me një dozë vetëbesimi dhe profesionalizmi.

  1. Lëvizja e këmbëve

6-gabime-qe-ju-bejne-te-dukeni-jo-te-sigurt-businessmag

E ngjashme me pozicionin, këmbët gjithashtu tregojnë shumë për nivelin e vetëbesimit. Në qoftë se përplas takat në mënyrë të vazhdueshme ose ndryshon shpesh pozicionin e qëndrimit do të bëjë të dukesh I shqetësuar.

Kështu që mbajini këmbët të hapura sa gjerësia e shpatullave (për aq kohë sa ndiheni rehat) dhe fokusuohuni të qëndroni ashtu. Shumë folës ose prezantues bëjnë lëvizje nëpër sallë. Por në qoftë se ndihesh i shqetësuar (ose nervoz se mos pengohesh), është më mirë të rrish në të njëjtin vend.

  1. Shpëfillja e mimikave të fytyrës.

6-gabime-qe-ju-bejne-te-dukeni-jo-te-sigurt-businessmag

 

 

Ka shumë gjëra për të menduar kur vjen puna për të paraqitur vetëbesim. Por ju s’mund të fokusoheni aq shumë në pjesët e tjera të trupit dhe të harroni atë që të gjithë janë duke u parë – fytyrën tuaj.

Të gjithë I kemi parë ata folës që ‘si lëviz qerpiku’ por ti nuk do të jesh njëri prej tyre. Praktikohu të reflektosh mesazhin në fytyrë — dhe kur është I sigurt – atëherë buzëqesh. Është mënyra më e mirë për t’u shfaqur me vetëbesim në mënyrë direkte.

  1. Shtrëngimi i dorës

6-gabime-qe-ju-bejne-te-dukeni-jo-te-sigurt-businessmag

Një shtrëngim duarsh I butë është më I keqi – e kemi dëgjuar shumë shpesh. Fatkeqësisht, disa njerëz e marin këtë këshillë deri në ekstremitet, duke bërë që shtrëngimi I duarve të arrijë deri afërsisht ‘thyerjen e gishtave’.

Të shtrëngosh duart butësisht ashtu si dhe shumë fortë do të ul direkt nivelin e vetëbesimit.

Qoftë një prezantim I madh ose një event I rëndësishëm, ti do të bësh maksimumin për të përcjell vetëbesim. Por është më lehtë t’a thuash se ta bësh – veçanërisht kur e bashkon dhe me nervozizmin.

Qëndro larg këtyre gjashtë gabimeve të gjuhës së trupit dhe sigurohuni të shfaqni vetëbesim dhe një mesazh të saktë.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0