Gjirafa Lab, mundësia ideale për të rinjtë që kanë ide biznesi - Business Magazine Albania

Gjirafa Lab, mundësia ideale për të rinjtë që kanë ide biznesi


Të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë në botën e biznesit në fushën e teknologjisë, tani e kanë shumë më të lehtë. Në ndihmë të tyre janë rreshtuar shumë profesionistë, ekspertë e personalitete të shquara. Idetë e tyre për biznes në fushën e teknologjisë do të përkrahen dhe do të përcillen deri në arritjen e suksesit të biznesit të tyre.

Një nga iniciatorët e përkrahjes së ideve të rinjve është Gjirafa Lab e ndihmuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me qëllim të zhvillimit të biznesit inovativ në Kosovë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pranuar të jetë mentor i këtyre të rinjve dhe t’i përcjell ata, që idetë dhe produktet e tyre teknologjike t’i kthej në një biznes të suksesshme në internet që njëherësh është shpresë për zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë kosovare, papunësinë.

“Mentorët tanë me përvojat dhe sukseset e tyre, do t’i përcjellin gjatë rrugës deri në një biznes të suksesshëm”, thuhet në web faqen zyrtare të Gjirafa Lab, ku edhe janë bërë publik emrat e mentorëve që do t’i përcjellin të rinjtë me ide për biznes në fushën e teknologjisë.

Stavileci, si mentor për këta të rinjtë është angazhuar në mënyrë vullnetare për ta dërguar deri në fund misionin e tij si ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Burimi: orainfo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0