Alpinist, futurist, sipërmarrës dhe autor, Tiago Mattos është folësi më i ri i "LEAP SUMMIT 2017" - Business Magazine Albania

Alpinist, futurist, sipërmarrës dhe autor, Tiago Mattos është folësi më i ri i “LEAP SUMMIT 2017”


Ekipi organizues i Samitit ‘LEAP 2017’, një nga konferencat rinore më të mëdha në Europë, e cila do të mbahet në datat 11-13 Maj, në Zagreb, Kroaci ka shpallur folësin e ri të ‘Leap Summit 2017’ – Tiago Mattos – Futurist, sipërmarrës dhe autor.

Tiago është konsideruar si një emër i rëndësishëm në mesin e brezit të ri të mendimtarëve të Futurizmit. Ai është një futurist, sipërmarrës, shkrimtar dhe mësues, aktualisht në krye të gjurmëve të Futurizmit në “Programin e Transdisciplinary Innovation” në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Në këtë projekt, pjesëmarrësit mund të ndërveprojnë dhe të mësojnë nga ekspertët e teknologjisë, duke përfshirë 14 fitues të Çmimit Nobel.

Tiago ka ndihmuar edhe për bashkë-themelimin e disa projekteve si shkolla inovacioni, konsultime mësimore, laboratorë teknologjike, zyra software, qendra të mëdha të të dhënave, platforma peer-to-peer mësimore, akseleratorë me impakt pozitiv dhe shumë të tjera. Ai është bashkë-themelues i Perestrojkës: shkolla më e madhe e aktiviteteve krijuese në Amerikën Latine, e cila respektohet shumë nga mënyra sesi e formëson eksperiecën e të mësuarit.

Tiago aktualisht drejton Aeroli.to, një kompani që shqyrton skenare të së ardhmes përmes një metodologjie origjinale dhe ka krijuar tashmë projekte eksperimentale në realitetin virtual, internetin e  gjërave, robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Deri tani janë prezantuar dy folës Cathy O’Dowd – Alpiniste, autore dhe oratore frymëzuese – e para femër, e cila ka ngjitur malin Everest nga të dyja anët, Javier Bajer – Arkitekt kulturor. Folës të tjerë priten të prezantohen në ditët në vazhdim.

Biletat e Samitit LEAP 2017 i gjeni në faqen zyrtare të konferencës, në  http://www.leapsummit.com. Çmimi i plotë i biletës është 200€. Por, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletës dhe mund ta përfitojnë atë për 40€ në rastin e studentëve dhe 80€ për sipërmarrësit e rinj.

Biletat e konferencës së Samitit LEAP përfshijnë: akses të plotë për 3 ditët e konferencës, akses në të 5 fazat, fjalime fantastike nga folës të njohur botërisht, akses në workshop-e, akses i plotë në të gjitha eventet Networking – ku do të njihni njerëz nga e gjithë bota, seanca me Mikrofon të hapur + Takime të shpejta dhe mundësi bisedimi me kompani dhe folës, materiale dhe pije freskuese, çertifikatë pjesëmarrjeje, akses në sallën e ekspozitave, akses në sallën e pritjes, program i pasur jo-formal, akses në takimin hapës “LEAP Attendees”, akses në eventet para dhe pas konferencës.

“LEAP Summit 2017” është një konferencë ndërkombëtare që mbledh më shumë se 1000 studentë ndërkombëtar, profesionistë të rinj dhe sipërmarrës të rinj që janë krijues të trendeve dhe drejtues të shquar në komunitetet e tyre. Ky është një event 3 ditor, i dizenjuar për individë të cilët duan të ndryshojnë botën dhe të krjojnë të ardhmen. Samiti LEAP 2017 do të zhvillohet gjatë periudhës 11 dhe 13 Maj 2017 në ambjentin e “Student Center” në Zagreb. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2016 nga HUKI. HUKI është një organizatë ndërkombëtare që i dedikohet promovimit të kulturës së sipërmarrjes dhe edukimit rreth qasjeve kreative dhe inovative për zgjidhjen e sfidave të botës reale në komunitetet lokale.

Për më shumë informacion klikoni në faqen zyrtare të Samitit LEAP: http://www.leapsummit.com/, faqen e Facebook: https://www.facebook.com/LeapSummitZagreb dhe Twitter:https://twitter.com/LeapSummitZg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0