“Arsyeja pse ne luftojmë me pasiguritë është sepse ne krahasojmë prapaskenat tona me teatrin e të tjerëve në jetën reale.” – Steven Furtick
Nëse ndiheni keq sa herë që krahasoni veten me njerëzit e tjerë, këto janë disa arsye që iu tregojnë pse nuk duhet ta bëni më këtë.
Krahasimi të vjedh lumturinë
Jam e sigurt që e keni dëgjuar me miliona herë këtë shprehje, por është shumë e rëndësishme t’ia përsërisni vetes vazhdimisht. Krahasimi me të tjerët e bën jetën tuaj më të vështirë dhe iu sjell mjerim dhe dhimbje. Është më mirë t’a përdorni në avantazhin tuaj si një motivim për të punuar dhe për të arritur më shumë.
Krahasimi e lë në baltë progresin tuaj
Nëse harxhoni kohë duke krahasuar veten me arritjet e të tjerëve, ju nuk do të arrini të realizoni asgjë. Ju duhet të investoni të gjithë energjinë tuaj në ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Mos e çoni dëm kohën duke u marr me të tjerët.
Ti nuk mund ta ndryshosh atë që je
Ti je ti. Ti gjithmonë ke qenë ti. Ti asnjëherë nuk do të jesh dikush tjetër. Edhe pse shumë prej nesh e kanë të vështirë ta pranojnë, kjo në fakt është diçka e mirë. Dhe për ta shpjeguar më mirë po ju njohim me një thënie të Jen Sincero:
“Asnjëherë nuk do jetë dikush identik me ty. Ti ke lindur me talentin dhe karakteristikat e tua të cilat duhet ti ndash me botën. Edhe pse të gjithë kanë talente dhe veçanti, askush nuk do të mund t’i përdor ato njësoj si ti.” – Jen Sincero
Askush nuk ka një jetë perfekte
Edhe pse ju mendoni se shumë njerëz bëjnë një jetë fantastike pa probleme, kjo nuk është aspak e vërtetë. Çdo person në këtë botë kalon probleme dhe sfida gjatë jetës. Të gjithë pa përjashtim. Disa njerëz thjesht nuk e japin shumë veten, prandaj nga jashtë ata duken më të lumtur se pjesa tjetër. Prandaj herën tjetër kur ta krahasoni veten me komshiun ngjitur, kujtoni faktin që ju nuk i dini të gjitha detajet e jetës së tij.
Gjithmonë do të jetë dikush më i mirë se ty për diçka të caktuar
Ndoshta kjo pikë nuk iu duket e pëlqyeshme, por ky është realiteti. Prandaj sa më shpejt ta pranoni aq më të lumtur do të jeni. Më kujtohet kur isha i vogël unë mërzitesha sa herë që nxënësit e tjerë vlerësoheshin me nota më të larta se un. Dhe për të më ngushëlluar babai më thoshte, “Gjithmonë do të jetë dikush më i mirë se ty në një pikë të caktuar të jetës.” Në fillim unë nuk e kuptoja çfarë do të thoshte dhe mërzitesha më shumë. Por më vonë e kuptova që ai kishte të drejtë. Në një pikë të caktuar të jetës dikush do të jetë më i zoti se ty. Ti nuk mund të fitosh në çdo drejtim. Ajo që duhet të bësh është të punosh fort dhe të bësh më të mirën tënde, më pas e mira do të vijë vet në momentin e duhur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.