Kjo mbledhje u kryesua nga Stephen Schwarzman, CEO i gjigandit të kapitalit privat Blackstone dhe përfshiu drejtuesit nga JPMorgan, BlackRock, General Motors, Disney dhe Boeing.
Trump e quajti këtë mbledhje “më e mira dhe më e ndritura” dhe tha që donte të dëgjonte nga anëtarët e saj në lidhje me çështje të tilla si tatimet, rregulloret dhe krijimin e vendeve të punës.
“Ne po hapim përsëri vende punë, ne po ulim taksat tuaja, ne po iu shpëtojmë prej rregulloreve tuaja dhe na presin momente me të vërtetë emocionuese përpara”, u tha Trump udhëheqësve të bizneseve.
Trump tha se administrata e tij do “vinte me një faturë tatimore shumë shpejt dhe me një projekt-ligj të kujdesit shëndetësor edhe më shpejt.”
Presidenti gjithashtu përshkroi ndikimin që ai shpreson të ketë në industri të caktuara.
Trump tha se shpresonte për të biseduar me CEOn e JPMorgan Jamie Dimonit në lidhje me rishikimin e rregullores financiare Dodd-Frank. Administrata e Trump njoftoi se ai planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të premten për të drejtuar Thesarin drejt shqyrtimit dhe rishikimit të rregullores.
Duke iu referuar Dimonit ai tha se ai ishte njeriu i duhur për të folur në lidhje me Dodd-Frank. Trump tha se pret të marri shumë nga Dodd-Frank, pasi njeh shumë njerëz, miq të tij, që kanë biznese mjaft të mira dhe nuk marrin dot hua nga bankat – nuk mund të marrin para për shkak se bankat nuk u lejojnë atyre për arsye të rregullave dhe rregulloreve në Dodd-Frank.
Trump vlerësoi gjithashtu Larry Fink, CEOn e BlackRock, duke thënë se ai ka pasur para në fondet BlackRock dhe Fink e shpërbleu vitin e kaluar (Trump vazhdimisht ka përsëritur se ai i shiti të gjitha stoqet e tij në qershor, por nuk ka asnjë dokumentacion.)
Schëarzman gjithashtu iu drejtua grupit dhe tha se pika më e rënsësishme e forumit ishte “këshillimi i qeverisë në fushat ku ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira” dhe kjo ishte “rëndësia e mobilizimit për sektorin jo-qeveritar.”
Në rendin e ditës, Schwarzman vuri në dukje, emigracionin. Udhëheqësit e shumtë të biznesit kanë folur hapur kundër një urdhri të fundit të ekzekutivit nga Trump që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të njerëzve nga shtatë vende, shumica muslimane.
Travis Kalanick, CEO i Uber, u emërua anëtar i grupit, por njoftoi që nuk do të marrte pjesë. Përveç kësaj, CEO i Disney Bob Iger nuk mori pjesë për shkak të një konflikti në oraret.
Trump u tha drejtuesve se shpreson të takohet me ta çdo muaj ose çdo tre muaj duke folur për çështjet e biznesit. Trump vlerësoi gjithashtu raportin premtues për vendet e punës gjatë takimit.
“227.000 vende punë, frymë e mirë në vend tani”, tha Trump, duke iu referuar fitimeve në muajin Janar. “Mendoj se kjo do të vazhdojë.”
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.