Richard Branson flet për fillimin e një perandorie në moshën 20 vjeçare dhe të mësuarit për të llogaritur rreziqet e marra. Përmes dekadave, sipërmarrësi Richard Branson nuk e ka humbur shkëlqimin e tij dhe mënyrën se si ai e drejton markën e tij. Kjo atmosferë e bën atë veçanërisht frymëzues për sipërmarrësit, të cilët janë në kërkim për të nisur diçka të re.
“Shumica e të rinjve me ide të mira … do të zbulojnë se 99% e njerëzve do t’u japë atyre çdo arsye pse ideja e tyre është bërë më parë ose pse nuk është një ide e mirë apo pse ata do të dështojnë para se ta nisin,” i tha Branson presidentit dhe kryeredaktorit të Inc Eric Schurenberg gjatë një intervistë ekskluzive. “Në fund, ju duhet të thoni: “Në djall të vejë. Vetëm bëje atë.‘”
Në moshën 15 vjeçare, Branson braktisi shkollën e mesme për të filluar biznesin e tij të parë, një revistë për aktivistët e rinj të titulluar “Student”.
Katër vjet më vonë, në vitin 1970, Branson filloi të shiste disqe me postë. Në vitin 1971, ai hapi dyqanin e tij të parë të disqeve . Në vitin 1972, ai hapi një studio regjistrimi. Në vitin 1973, ai filloi etiketimin e tij të disqeve. Perandoria e biznesit të tij Virgin kishte filluar dhe Branson nuk kishte bërë as 24 vjeç.
Sot, Grupi Virgin është një konglomerat i konsideruar global me rreth 350 kompani, i ndarë në argëtim, udhëtim dhe industrinë mobile.
Jo të gjitha idetë e mëdha të Branson kanë qenë të suksesshme. Virgin Airlines dhe Virgin Mobile tani janë market udhëheqëse për Branson, por mos harroni Virgin Cola? Me rreziqet e mëdha vijnë dështime të mëdha publike. Branson ka një sekret që ndjek për suksesin: Vendosmëri edhe kur dështimi duket i pashmangshme.
“Nëse jeni i vendosur mjaftueshëm …. Është shumë e mundshme që të keni sukses për shkak të asaj që keni mësuar nga rastet kur keni dështuar,” tha Branson. “Gjëja më e rëndësishme është që të mos tërhiqeni nga dështimi. “
Për të dëgjuar më shumë nga Branson për marrjen e rreziqeve, shikoni videon më poshtë.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto