Sipas një studimi të fundit, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. PayPal konfirmoi në një raport nga Bloomberg se ka qenë në bisedime kohët e fundit për të sjell shërbimet e pagesës në platformën e blerjeve online.
CEO i Paypal Dan Schulman tha se kanë qenë në negociata me Amazon kohët e fundit, madje shtoi se është goxha vështirë për çdo platformë që të refuzojë PayPal. Një marrëveshje e lidhur me Amazon do të ishte një arritje e madhe për PayPal.
Shpërndarjet e Paypal kanë qenë në rënie vitet e fundit , në një kohë që Amazon është përgjegjës për 74.1% të blerjeve dhe shitjeve online. Ka një arsye se pse i është dashur kaq shume kohë Amazon për të adaptuar Paypal si një platformë pagese.
Komapnia dikur ka qenë nën zotërimin e rivalit të Amazon, Ebay, por ama u nda nga kompania rreth 18 muaj më parë me qëllimin për t’u fokusuar më shumë në zgjerimin e biznesit drejt site-ve dhe shërbimeve të tjera.
Që nga ndarja, Schulman është përpjekur të arrijë sa më shumë marrveshje të ishte e mundur në tentativë për të zgjeruar numrin e njerëzve që përdorin PayPal. Sido që të jetë ky është padyshim një bashkëpunim që publiku i gjerë mezi e pret.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.