Libra mbi sipërmarrjen, me një klik, në shtëpinë tuaj! - Business Magazine Albania

Libra mbi sipërmarrjen, me një klik, në shtëpinë tuaj!


Tashmë ju, sipërmarrës të rinj, menaxherë në karrierë, konsulentë apo të rinj me dëshira dhe ëndrra të mëdha mund të porosisni libra mbi biznesin, sipërmarrjen, lidershipin tek BusinessMag.al.

Një lajm i mirë dhe njëkohësisht risi bashkëpunimi që Business Mag Albania, revista online e biznesit dhe sipërmarrjes në shqip, ka filluar me Bukinist.al – një portal i dedikuar për të gjithë të apasionuarit për librat.

Bukinist.al është vitrina e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librat shkollor, akademik, profesional, libra për fëmijë, libra të vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat.

Përmes “shop-it” online, por edhe përmes blogut dhe rrjeteve sociale, Bukinist do t’iu informojë për çdo të re që qarkullon në sferën e publikimeve.

Business Magazine e inicioi këtë bashkëpunim me Bukinist.al, për t’i ofruar lexuesve tanë disa nga librat më të mirë për sipërmarrjen, biznesin dhe inovacionin.

Është pjesë e misionit tonë të mbështesim sipërmarrjen si mënyrë jetese, e cila ngrihet mbi bazën e edukimit. Edukimi i vazhdueshëm nëpërmjet librave, artikujve dhe blogeve që përditësohen çdo ditë bën dallimin mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre të zakonshëm.

Ne besojmë se brezi i ri i sipërmarrësve që po zhvillohet po fuqizohet nga liderë të rinj, të cilët ndajnë mes tyre një mendësi fituese, kreativitet dhe inovacion.

Më shumë libra mbi sipërmarrjen dhe biznesin do të vijnë në muajt në vazhdim, falë bashkëpunimit me Bukinisti.al, që do të mundësojë sjelljen e librave në shtëpitë tuaja direkt pas porosisë.

Ndaj, pa hezituar, Porosni Setin me Librat që dëshironi TANI!

Për të gjithë lexuesit e Business Mag Albania ofrohet 10% ulje për të gjitha librat e blera.

Për të parë librat që ofrohen klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0