Çfarë bëjnë njerëz si Richard Branson, Elon Musk dhe Bill Gates për të ushqyer përsosmërinë e tyre të vazhdueshme dhe i shtyn ata në nivelet më të larta të suksesit?
Përgjigjet janë komplekse, sigurisht. Por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të mësohen. Çdo njëri prej këtyre njerëzve ndan mendime të zgjuara- mentalitetin që çdo njëri prej nesh mund të matë, që do të na bëjë të mirë pa marrë parasysh se çfarë niveli suksesi aspirojmë.
Këtu janë shtatë nga shembujt më të mirë:
- Njerëzit e suksesshëm nuk e marrin shumë seriozisht dështimin
Ata e shohin dështimin si një mundësi për të filluar përsëri, por këtë herë më shumë inteligjentë. Ata e dinë se kjo nuk është një ngjarje e përcaktuar dhe ata nuk e trajtojnë atë si një problem, nëse nuk fillon të bëhet një zakon. Ata fitojnë ashtu siç janë mësuar me të, dhe ata humbasin ashtu siç shijojnë sfidën.
- Njerëzit e suksesshëm pranojnë se kush janë dhe çfarë janë
Në qoftë se vazhdoni të shihni poshtë, nuk ka asnjë mënyrë që të ecni përpara. Njerëzit e suksesshëm e dinë që mentaliteti më i zgjuar që ju mund të keni është vetë-pranimi – refuzoni të jeni në një marrëdhënie kundërshtuese me veten.
- Njerëzit e suksesshëm vendosin qëllime dhe punojnë për arritjen e tyre
Të kesh një ëndërr është diçka e madhe, por të kesh një ëndërr dhe qëllime është diçka e zgjuar, sepse qëllimet çojnë në arritshmërinë e ëndrrave. Njerëzit më të suksesshëm janë vazhdimisht duke punuar drejt qëllimeve për të bërë një ndryshim pozitiv. Qëllimet kthejnë të padukshmen në të dukshme; ata iu lejojnë të strukturoni mendimet tuaja që gjithmonë të jeni në kërkim për diçka që mund t’iu sjellë më afër asaj që doni të arrini. Qëllimet iu çojnë të pyesni çdo ditë: “Çfarë jam duke bërë që do të më çojë në rrugën që dua, ku dua të jem dhe çfarë dua të arrij.? Njerëzit e susesshëm jo vetëm përcaktojnë qëllime, ata vendosin qëllime të larta. Dhe ata nuk ndalen deri sa i arrijnë ato.
- Njerëzit e suksesshëm nuk i lenë gjërat në dorë të fatit
Në vend që të shpresojnë për më të mirën, ata e marrin kontrollin për t’i bërë gjërat të ndodhin. Ju gjithmonë keni një zgjedhje: Ju mund të kontrolloni mendjen tuaj, ose ju mund t’a lini atë t’iu kontrollojë juve. Kur refuzoni t’i lini gjërat në dorë të fatit tregon forcë të brendshme, vendosmëri dhe një vullnet të fortë. Gjëra të pabesueshme ndodhin kur ju vendosni të merrni kontrollin e asaj që ju mund të kontrolloni dhe e lini të shkojë pjesën tjetër.
- Njerëzit e suksesshëm nuk e lënë veten të devijojnë nga problemet
Nëse mendimi juaj është negativ, problemet do të rriten dhe vazhdimisht do t’ju shkatërrojnë. Nga ana tjetër, me një mendim pozitiv ju do të mendoni për problemet, si një arsye për të qenë krijues dhe do të vini me zgjidhje të reja. Problemi më i madh është t’i mendosh problemet si problem. Njerëzit e suksesshëm e dinë se kur përqëndroheni tek problemet do të keni më shumë probleme, por kur përqëndroheni tek mundësitë do të keni më shumë mundësi.
- Njerëzit e suksesshëm janë vendimtarë
Njerëzit më të suksesshëm janë vendimmarrësit e shkathët. Ata nuk thonë gjepura. Ata marrin informacionin që kanë nevojë, qartësojnë mendjen e tyre dhe zgjedhin opsionin më të mirë bazuar në atë që ata dinë. Në qoftë se kjo rezulton të jetë e gabuar, ata mësojnë nga kjo gjë. Por ata nuk do të ndihen fajtorë më pas që nuk kanë vendosur asgjë.
- Njerëzit e suksesshëm janë vazhdimisht duke mësuar
Nëse doni të shkoni larg, merrni hua mendimin e njohur në Zen Budizëm si ‘shoshin’, apo mendja e fillestarit. Kjo do të thotë se ju nuk pretendoni t’i dini të gjitha, por jeni të hapur për të mësuar, rritur dhe zhvilluar, me një mendje që është e freskët, entuziaste dhe pa paragjykime. Përvoja mban mësime për të gjithë ne, por ju duhet të jeni të aftë të mësoni për të përfituar prej tyre.
Nëse jeni serioz në lidhje me të qenit i suksesshëm, kultivoni këto mësime të zgjuara dhe shihni se ku iu çojnë ato.
burimi: Inc.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.