8 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë çdo mbrëmje - Business Magazine Albania

8 gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë çdo mbrëmje


Është e zakonshme nëse, ti zgjohesh nga krevati herët dhe bën gjëra të cilat do të zhvillojnë trupin dhe mendjen, ato gjëra do të kthehen mbrapsht. Mënyra se si ne e kalojmë çdo mbrëmje merr më pak vëmëndje se sesa mëngjesi por është diçka e gabuar.

Trajnojeni veten që të bëni këto 8 gjëra për të qënë sa më produktiv dhe të suksesshëm:

1. Mësoni për të lexuar
Rritja në karrierë kërkon të mësuar gjatë gjithë kohës dhe në sa më shumë subjekte të përfshiheni dhe të interesoheni aq më efektivë do të jeni. Por rrallë ndodh që gjatë ditëve të punës të kemi kohë për lexuar diçka të re. Nëse vendos pak kohë për të lexuar në darkë, do të shihni se është një mënyrë e mirë relaksimi për të zgjeruar horizontin tuaj. Si bonus, mund t’ju ndihmojë për të bërë një gjumë të mirë për sa kohë që ju lexoni nga 1 libër sesa nga ekrani i një kompjuteri ose smartphone-i.

2. Shpenzoni kohë me njerëzit që doni
Një nga mënyrat më të mira për t’u shplodhur është që të kalojmë kohë në shoqërinë e njerëzve me të cilët jemi të lidhur shumë dhe për të cilët interesohemi. Këta janë njerëzit që sjellin më të mirat tek ju, ata të cilët ofrojnë mbështetje dhe ata të cilët mund t’ju mbushin me energji në kohë të vështira. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për miqtë apo familjen dhe nuk ka rëndësi se çfarë bëni – shikoni një film së bashku, bëni një shëtitje apo hani diçka. Ideja është të kaloni kohë së bashku.

3. Bëni pak kohë për të mos bërë asgjë
Ne shpenzojmë aq shumë nga koha jonë duke qënë të zënë. Ilaçi më i mirë është që të kalojmë disa kohë duke mos bërë asgjë. Fikini të gjitha ekranet dhe muzikën, gjeni një qoshe të qetë dhe qetësoni mendjen tuaj. Ju mund të zgjidhni për t’u angazhuar në meditim, në lutje ose vetëm të përqëndroheni në frymën tuaj. Disa momente të “vendosura menjanë” do ju ndihmojnë për të ndejtur të përqëndruar dhe gjithashtu do ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

4. Ruani energji rezervë për në darkë
Fundi i ditës është një kohë e mirë për të menduar rreth asaj që është duke ndodhur. Disa njerëz shkruajnë në ditar, të tjerët bëjnë një shëtitje. Sido që të jetë, pyesni veten se çfarë është duke punuar dhe çka nuk është, çfarë ka nevojë për vëmendjen tuaj, çfarë zhvillimesh janë të rëndësishme. Është një moment për të kontrolluar veten dhe mban koncepte në mendjen tuaj ndërkohë që ju përgatiteni për të nesërmen në mëngjes.

5. Stërvituni
Sidomos nëqoftëse ju e shpenzoni të gjithë ditën në tavolinën tuaj, mos shkoni në shtrat derisa ju të keni gjetur një mënyrë për të lëvizur trupin tuaj. Shumë njerëz e gjejnë të vështirë të bëjnë stërvitje në palestër në orët e mbrëmjes, por një shëtitje e gjatë, një klasë yoga, apo edhe disa stretches të thjeshta do ta ndihmojnë trupin tuaj dhe do ju relaksojnë edhe ju.

6. Rifreskoni mendjen tuaj
Nëse një ditë aktive e punës dhe vendimmarrëse ju ka lënë të lodhur, gjeni një ritual për t’ju ndihmuar të rifreskoni trupin dhe mendimet tuaja në mënyrë që ju, në mënyrë simbolike, t’i hidhni mbrapa në vend t’i merrni me vete problemet e sotme edhe nesër. Ajo mund të jetë një nga zakonet që kemi diskutuar tashmë – sidomos stërvitje dhe meditim. Nëse jo, përpiquni të krijoni një zakon që do të sinjalizojë trurin tuaj për t’u rifreskuar, si psh duke bërë një dush ose të pini një filxhan çaj bimor.

7. Organizohuni
Bëni sa më shumë që ju mundeni në mbrëmje për të organizuar dhe të përgatiteni për në mëngjes. Ajo krijon një ritual nëpër të cilën ju mund të ecni çdo ditë – të përgatisni kafen, fusni në çantë gjërat që ju duhet të merrni me vete, të përcaktoni rrobat që do të vishni. Ju do të flini më mirë duke e ditur se të nesërmen ka të ngjarë që të jetë një mëngjes më i qetë, një fillim efektiv.

8. Shprehni mirënjohje
Shprehja e mirënjohjes ndihmon për t’ju mbajtur të kënaqur dhe të lumtur. Ju mund ta ndërtoni atë në një tjetër praktikë, si psh meditimi ose vetëm shpenzoni një moment për të shënuar diku pesë gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Bëjeni këtë çdo mbrëmje. Mirënjohja ju bën më pozitiv dhe optimist, e cila nga ana tjetër ju ndihmon që të ndodhin shumë gjëra të mira më vonë.

Zakonet e mbrëmjes janë të gjitha në lidhje me qetësimin e mendjes dhe për të lënë “të shkojnë” të gjitha presionet e ditës. Kjo është diçka që ju paguan dy herë mbrapsht- duke ju dhënë një mbrëmje të këndshme, të relaksuar dhe për të patur një ditë produktive dhe më energjike në vijim.

Burimi: Shkruar nga Lolly Daskal dhe publikuar në inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0