Andrew Song: Një këshillë nga Facebook - Business Magazine Albania

Andrew Song: Një këshillë nga Facebook


Andrew Song, Menaxher Produkti nё Facebook, rrjeti social më popullor me më shumë se 1.65 miliardë përdoruesë aktivë të përmuajshëm. Ai, drejton përpjekjet e produktit për konsumatorët e Facebook Messenger, një aplikacion mesazhimi për telefonat celularë i përdorur nga më shumë se 900 milionë njerëz nga e gjithë bota.

Para kësaj, Andrew ka ndihmuar Facebook-un të zhvillohej në një platformë lider mediale për artikujt e lajmeve dhe videot dixhitale nëpërmjet një serie përmirësimesh brenda “News Feed” të Facebook, gjithashtu të sillte produkte të reja në treg si Trending Topics, Instant Articles dhe videot autoplay. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, shikimet e videove në Facebook kanë arritur mbi 4 miliardë në ditë, shifër që shërben si referuese në të gjithë botën.

Pasi foli në konferencën e Spark.me ai iu drejtua me një këshillë audiencës së BusinessMag.al për ti treguar se çfarë nevojitet për të ndërtuar një produkt të mirë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 24 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0