Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital

ALLWEB – KONFERENCA E PARË DEDIKUAR MARKETINGUT DIXHITAL DHE WEB-IT

 

 

VJEN NË TIRANË, MË 20 TETOR,  KONFERENCA E PARË DEDIKUAR MARKETINGUT DIXHITAL DHE WEB-IT

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 80 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NeëMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me

Është një aktivitet jo-formal dhe shumë ndërveprues, ku rrjetëzimi është faktor shumë i rëndësishëm pasi folësat janë në të njëjtin rresht me pjesëmarrësit dhe janë të gatshëm të shkëmbejnë kontaktet dhe njohuritë e tyre me ju.

 

Allweb ka mirëpritur në 4 vite rreth 900 pjesëmarrës, dhe ka pasur jehonë në gjithe rajonin e Ballkanit në komunikimet dixhitale, ndër të cilat mund të veccojmë:

500+ artikuj në mediat dixhitale dhe tradicionale

5,000+ tweets gjatë ditëve të konferencës

30,000+ ndërveprime në Mediat Sociale

 

Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për Mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre ; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash ; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Paul-Papadimitriou-AllWeb-Skopje

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet t’a shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut dixhital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri te vlefshmë nga këndvështime të ndryshme dhe shumë planëshe.

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë shpallur në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri:

www.allweb.al

Në web faqen zyrtare mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni mundësinë e blerjes së hershme – Super Early Bird – për të marrë pjesë.

 

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0