Aksionet e Apple ranë nën 90 $ të Martën për herë të parë që prej 2014-s ndërsa Wall Street shqetësohet për kërkesën e ulët para lançimit të iPhone të ri pas këtij viti.
Një shtyllë e shumë prej portofoleve të Wall Street, Apple ra në 89.47 $ para se të merrte veten lehtësisht për të përfunduar në 90.34 $.
Furnitorët në Taiwan tё pjesëve përbërëse do të marrin më pak porosi nga Apple gjatë gjysmës së dytë të 2016-s krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportohet sipas burimeve të cituara. Apple zakonisht i lançon iPhone në Shtator.
“Njerëzit po marrin sinjale negative rreth porosive të pjesëve përbërëse dhe parashikimeve të prodhimit, dhe karakteristikat e iPhone-it të ri nuk duken të kenë ndonjë ndryshim të madh nga 6S,” ka thënë analisti i Rosenblatt Securities, Jun Zhang.
Në mbyllje të bursës Apple dhe Google kishin një vlerë tregu prej 495 miliardë $ secila, sipas të dhënave të Thomson Reuters. Në vitin e kaluar, vlera e tregut e Apple ra me më shumë se 200 miliardë $, gati sa vlera e Verizon Communications ose të dyqaneve Wal-Mart.
Furniturat me përbërësit e iPhone ranë gjithashtu, përkatësisht Skyworks Soution me 4.54 %, Broadcom me 1.95 % dhe Qorvo me 1.76 %.
Kompani me bazë në Cupertino po pëson një tronditje të besimit pas rënies së parë të shitjeve të iPhone prej 13 viteve në Prill. ndёrsa Wal Street shqetësohet për kërkesën e iPhone të ardhshëm të Apple.
E përballur me parashikimet për shitjet e vakta të smartphone në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Apple hedh sytë nga Kina si motorrin e ri të rritjes, por progresi atje ka qenë zhgënjyes.
Të ardhurat në Kinë ranë me 26 % gjatë tremujorit të Marsit. Apple po përballet me konkurrencën në rritje nga prodhuesit kinezë si Xiaomi dhe Huawei të cilët tregtojnë produktet e tyre me çmime nën 200 $, ka thënë Zhang i Rosenblatt.
Javën e kaluar, gjysmëpërçuesi Dialog, që shet çipat e përdorur për iPhone dhe smartphone të tjerë ndërpreu parashikimet e saj për të ardhurat pёr shkak të kërkesë së ulët në tregun e smartphone.
“Tregu është në krizë dhe Apple nuk ka një instrument të rëndësishëm për rritje përveç iPhone,” thotë analisti i Pacific Crest, Andy Hargreaves, i cili prapëseprapë rekomandon blerjen e aksioneve të saj tё kompanisё.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.